☁️
Tiranë 9°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500
DOW 46,336 ▲1.66%
NASDAQ 22,020 ▲1.72%
NAFTA 88.13 ▼10.28%
ARI 4,415 ▼3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,929 ▲ +3.78% ETH $2,161 ▲ +4.68% XRP $1.4389 ▲ +3.84% SOL $91.6300 ▲ +5.42%
S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 % S&P 500 DOW 46,336 ▲1.66 % NASDAQ 22,020 ▲1.72 % NAFTA 88.13 ▼10.28 % ARI 4,415 ▼3.49 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kronika

Më 27 korrik vendoset fati i Shpëtim Gjikës

Më 27 korrik gjykata e Vlorës do të marrë vendimin përfundimtar ndaj ish-kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ndaj të cilit rëndojnë 4 akuza: falsifikim i dokumenteve zyrtare, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Për këto akuza prokurori Kuliçi, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vjet burg.

Në seancën e së enjtes, trupi gjykues i përbërë nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për çështjen, caktoi datën 27 korrik për marrjen e vendimit.

Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kulici, ndërsa të pranishëm në sallë ishin të katër të pandehurit, Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë e pronarit të truallit.

Ardian Leka, avokati mbrojtës i Gjikës kërkoi pafajësi për ish-kryebashkiakun e Vlorës ndërsa e konsideroi akuzën si përpjekje për të përfshirë në vetë të pare ish kreun e Bashkisë së Vlorës, duke anashkaluar sipas tij qëllimshëm padinë fillestare ngritur nga familja Osmënaj, e cila mund të trajtohej si padi civile.

Shpëtim Gjika u prangos në vitin 2016, i akuzuar për falsifikim dokumentesh në dhënien e lejeve për ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar por më pas gjykata vendosi hetimin dhe vijimin e procesit gjyqësor në gjendje të lirë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.