“Me famën time do të ndihmoj të tjerët”
Këngëtarja e hitit “Stone Cold”, Demi Lovato, tashmë ka arritur të mposhtë ‘djajtë e së shkuarës’ dhe nuk mund të ndjehej më krenare për veten.
Tashmë ajo është pronarja e qendrës së rehabilitimit në të cilën ka kaluar adoshelencën e saj. 24-vjeçarja ka qenë e shtruar për një kohë të gjatë në “Cast Center” në Los Angeles gjatë periudhës së errët të jetës së saj.
Gjatë adoleshencës Demi është përballur me divorcin e prindërve të saj që e çoi në depresion, me sëmundjen e bulimisë, konsumimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Këtë fazë të jetës ajo e kaloi në këtë qendër rehabilitimi dhe menaxheri i saj ndjehet tej mase krenar për progresin që ajo ka arritur.
Tashmë që është pronarja e kësaj qendre ajo ndihet sikur e ka kryer qëllimin më të madh të jetës dhe në një intervistë për “Daily mail” Lovato ka treguar se me suksesin dhe muzikën e saj do të ndihmojë këdo që ka kaluar trauma të tilla në jetë.