☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,815 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,664 ▲ +0.64% ETH $2,357 ▲ +1.97% XRP $1.3870 ▲ +2.2% SOL $84.7300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,815 ▼0.72 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,815 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

U denoncuan nga “Fiksi…”, burg sekserëve të UBT-ës

I arrestuar pak ditë më parë pas investigimit të emisionit “Fiks Fare”, Besim Nasufi, doli para Gjykatës së Tiranës prej të cilës mori masën e sigurimit personal “arrest me burg”, për veprën ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Në pamundësi për të qëndruar në këmbë për shkak të gjendjes shëndetësore, 63-vjeçari ju përgjigj apelit të gjykatës i ulur në karrige.

Prokuroria i tha gjykatës se Nasufi, ish-punonjës në Universitetin Bujqësor u shfaq në filmimet e emisionit “Fiks Fare” teksa merr ryshfet për të ndikuar tek profesorët për kalimin e një studenti.

Avokati i tij mbrojtës i kërkoi llogari prokurores se përse nuk ishte arrestuar edhe pedagogia e lëndës në fjalë duke marrë përgjigje prej saj se çështja është nën hetim.

Pas masës, Nasufi u dërgua në spital për t’u trajtuar nga mjekët, ndërkohë që gjykata la nën arrest me burg edhe bashkëpuntorin e tij, një ish-laborant, shtetasin Elison Rrota.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.