Kronika

Me gomone në Angli, dëbohen 26 shqiptarë-Home Office: Kthyem kriminelë të huaj!

9 shqiptarë u dëbuan menjëherë nga qendra e pritjes së Home Office sipas Daily Mail, që shkruan se emigrantët në fjalë kishin mbërritur në Britani me një gomone të vogël. Shtetasit e deportuar janë një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me një fluturim çarter drejt Tiranës. 12 prej personave në bord kishin dënime me burg që së bashku shkonin në 24 vjet heqje lirie. Të tjerët kishin shkelje të vogla si mosbindje ndaj urdhrit të deportimit. Një zëdhënës i Home Office tha se “ kemi kthyer 26 kriminelë të huaj dhe klandestinë të paligjshëm me një fluturim çarter për në Shqipëri.
Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe mirëpresim ata persona që udhëtojnë ligjërisht drejt vendit tonë dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Ka pasur një rritje të numrit të shqiptarëve që hyjnë në Angli nga Franca veriore me gomone.

Muajin e kaluar u tha se 12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit – nga vetëm 50 që ishin në 2020-tën dhe 800 vitin e kaluar. Në fillim të kësaj jave, Agjencia Kombëtare britanike e Krimit (NCA) tha se kriminelët shqiptarë po kryejnë ‘manipulim të hapur’ të ligjeve moderne të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fundjavën e kaluar, qindra shqiptarë u mblodhën në sheshin e Parlamentit në Londër dhe vunë flamurin kombëtar mbi piedestalin e statujës së Sir Winston Churchill. Organizatorët thanë se qëllimi i këtij tubimi ishte të protestohej kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani’ pasi Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e quajti krizën e emigrantëve të kanalit si ‘një pushtim’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button