☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,141 ▼ -3.81% ETH $1,988 ▼ -3.57% XRP $1.3254 ▼ -2.98% SOL $82.6000 ▼ -4.43%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

“Më kanë ofruar 200 mijë euro për Arben Lleshin”,

A2 CNN ka zbardhur dëshminë e Indrit Shaqes, të plagosurit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, i cili vrau dhe Arben Lleshin.

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit është pyetur i plagosuri Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar.

Sipas tij, polici e ka thërritur dhe i ka thënë se e kërkojnë tek zgara e kollonës së sektorit. Indriti ka dalë dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca, i cili ka thënë që t’i thotë Arben Lleshit që të dalë në dritare tek zgara.

Indriti ia ka kryer porosinë Sokol Mjacajt dhe shtetasi Arben lleshi është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin, duke e ka sharë.

Ndërkohë, Sokoli është larguar në drejtim të daljes për ajrim, doli në korridor vetë dhe ndoqi me vrap Sokolin. Kur ka dalë jashtë, ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici, ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vras dhe ty. Sokoli më pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruajtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë, me të njëjtën përmbajtje. “Do të paguajme 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër”, lexohej në letrat e lëna në derën e të dënuarit të plagosur nga Sokol Mjacaj.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi, për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

“Kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë-Krujë, ndërsa më pas i kam prishur për shkak të fesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.