Maqedonia

Me kërkesë të tij, Anevski është takuar me Prokuroren Janeva

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, (mandati i të cilit është vazhduar në mënyrë të paligjshme me zgjedhje të re) ka kërkuar takim me Prokuroren Speciale, Katica Janeva dhe së bashku me dy anëtarët e Këshillit kanë qen në takim në PSP, thonë për SDK, burimet nga të dy institucionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi është realizuar para Vitit të Ri dhe për shumë njerëz është shumë e çuditshme pse Anevski ka kërkuar takim, ku dihet se ky trup gjatë gjithë periudhës ka qenë pengesë për punën e PSP-së.

Takimi i realizuar, për të cilin nuk ka detaje se për çka është biseduar, vjen në një kohë kur Këshilli duhet të vendosë për kërkesat e PSP-së për dorëzimin e lëndës “Sopot”, për të cilin, anëtarët shqiptarë janë deklaruar se do të votojnë që të dorëzohet në kompetenca të PSP-së.

‘Por, në vend të seancës dhe përgjigjes, e cila është e detyruar sipas ligjit, Anevski ka taktizuar, që të mos i nervozojë kuadrat e BDI-së në kushte kur ende nuk është formuar Qeveria, dhe kjo çështje është zhvendosur për vitin e ri 2017’.

‘Përderisa Anevski është marrë me pranime të vitit të ri, për shkak të vendimeve të paligjshme të sjella nga Këshilli, Prokuroritë Publike (nën kapelën e Zvërlevskit) janë përpara kolapsit, pasi që disa nga to, dhe më kritike është ajo e Prokurorisë së Lartë në Shkup, nuk ka prokurorë’.

Për shkak të vendimeve të Këshillit që të mos u vazhdohen mandatet prokurorëve mbi 64/65 vjet për gra ose burra, në PLP në Shkup nuk kanë ngelur as 5 prokurorë. Dhjetëra nga prokurorë stazhi i të cilëve nuk është vazhduar e padisin Këshillin, Gjykata tanimë ka marrë padi dhe ka sjellë vendim dhe i ka hedhur poshtë ato të Anevskit, por Këshilli nuk ka reaguar dhe nuk i kthen në punë, gjë që i bën dëm plotësisht Buxhetit.

Gjykata Kushtetuese sqaroi se nuk është kushtetuese ndarja e burave dhe grave për pensionim sipas viteve të ndryshme të stazhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button