Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.55 ▼3.6%
ARI 4,224 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,808 ▲ +1.05% ETH $1,675 ▲ +0.59% XRP $1.1418 ▲ +1.84% SOL $66.9600 ▲ +2.07%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.55 ▼3.6 % ARI 4,224 ▲2.68 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.55 ▼3.6 % ARI 4,224 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

“Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se vjen në pushtet”, Edmond Spaho reagon pasi u hoq

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet pse emri i tij nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Spaho shprehet se pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilëson “katastrofike” për opozitën, ai ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i Partisë Demokratike, duke e konsideruar këtë një akt përgjegjësie personale për humbjen elektorale.

Sipas tij, pretendimet për “vjedhje të zgjedhjeve” janë vetëm një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë politike për rezultatin, ndërsa akuzon drejtuesit aktualë të opozitës për mungesë përgjegjësie dhe përpjekje për të ruajtur pozitat dhe privilegjet e tyre.

“Me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet”, shprehet Spaho në reagimin e tij.

Ai shton se Partia Demokratike ndodhet në një nga momentet më të vështira të saj, duke akuzuar një grup brenda saj për mungesë parimesh dhe përgjegjësie politike.

Në fund të deklaratës së tij, Spaho paralajmëron se ata që, sipas tij, kanë kontribuar në këtë situatë do të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe pasojat politike në të ardhmen.

“Për të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe më pyesin se përse emri im nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD.

Pas zgjedhjeve katastrofike te 11 Majit 2025, unë jam i vetmi individ në PD që jam dorëhequr nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i PD.

E kam marrë këtë veprim si shenjë e përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në këto zgjedhje duke mbetur 300 mijë vota prapa PS.

Pretendimet për “vjedhje” të zgjedhjeve janë veç maskaradë e evitimit të përgjegjësive për humbjen më të thellë të PD ka pësuar nga themelimi i saj.

Kjo maskaradë bëhet vetëm për të ruajtur postet dhe privilegjet e drejtuesve aktuale të opozitës, të cilët vazhdojnë me paturpësi të shiten si luftëtare dhe misionare të rikthimit të PD në pushtet.

Me keqardhje të thellë, por me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet.

PD sot është në ditën e saj me të zezë, e mbërthyer nga një grup njerëzish pa parime e pa ndërgjegje, që interesat e tyre i kanë vënë mbi ato të vendit dhe shoqërisë.

Ata të jenë të bindur, që sado ta zgjasin bashkëpunimin me Ramën dhe agoninë e këtij regjimi, një ditë do të japin llogari për vuajtjet që kanë shkaktuar dhe vjedhjet që i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi”, deklaron Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.