🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,802 ▼ -0.16% ETH $2,236 ▲ +0.05% XRP $1.1627 ▼ -1.78% SOL $89.6800 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
La Liga

Me mendjen tek Arsenal, Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat

Pas 4 humbjesh rresht, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 3-2 Athletic Bilbao, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Fillimisht ishin baskët ata që kaluan në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1. Aitor Paredes shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit.

Atletico Madrid përmbysi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Antoine Griezmann shënon në minutën e 49-të dhe barazon shifrat 1-1. Në minutën e 54-të, Alexander Sorloth shënon golin e dytë dhe të avantazhit, pas asistit të Alex Baena.

Në minutat shtesë, Sorloth vulos dopietën e tij dhe avantazhin 3-1 për Atletico Madridin. Në minutën e fundit shtesë, Guruzeta shënon golin e dytë për baskët. Atletico fiton 3-2 dhe tani fokusi do të jetë te gjysmëfinalja e parë ndaj Arsenalit në Champions League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.