☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.90 ▲0.42%
ARI 4,079 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,130 ▼ -5.28% ETH $2,243 ▼ -7.36% XRP $1.1971 ▼ -9.25% SOL $90.3800 ▼ -6.36%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.90 ▲0.42 % ARI 4,079 ▼0.83 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.90 ▲0.42 % ARI 4,079 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
La Liga

Valëviti flamurin palestinez gjatë festimeve, Yamal fut në sherr Izraelin dhe Spanjën

Kanë bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale fotot e Lamine Yamal, i cili festoi titullin kampion të Barcelonës duke valëvitur flamurin e Palestinës gjatë paradës me autobusin e hapur në rrugët e qytetit. Trajneri Hansi Flick komentoi gjestin e talentit blaugrana: “Janë gjëra që zakonisht nuk më pëlqejnë, por i thashë se është zgjedhja e tij, ai është madhor tashmë, 18 vjeç”.

Për çështjen reagoi edhe ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz: “Yamal ka zgjedhur të nxisë kundër Izraelit dhe të mbështesë një organizatë që më 7 tetor masakroi, përdhunoi, dogji dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj.

Kush mbështet mesazhe të tilla duhet të pyesë veten: a është kjo humane? A është e moralshme? Si ministër i mbrojtjes i shtetit të Izraelit, nuk do të hesht përballë nxitjes kundër Izraelit dhe hebrenjve. Pres nga një klub i madh dhe i respektuar si Barcelona që të distancohet qartë nga këto gjëra dhe të sqarojë se nuk ka vend për nxitje apo mbështetje të terrorizmit”.

Pas reagimit të ministrit izraelit të mbrojtjes, Pedro Sánchez doli publikisht në mbështetje të Yamal. Kryeministri spanjoll deklaroi: “Ata që mendojnë se valëvitja e flamurit të një shteti është ‘nxitje urrejtjeje’, ose kanë humbur gjykimin, ose janë verbuar nga turpi i tyre. Lamine vetëm ka shprehur solidaritetin me Palestinën, çka e ndjejnë miliona spanjollë. Edhe një arsye tjetër për të qenë krenarë për të”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.