☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.18 ▼0.37%
ARI 4,161 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,231 ▲ +0.68% ETH $2,415 ▲ +0.9% XRP $1.3096 ▲ +1.24% SOL $105.4700 ▲ +2.04%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,161 ▲0.03 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,161 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit, opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

KQZ tha se lista nuk ka përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke shtyrë nismën që të ankohet në Panelin për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

Nga kjo listë thanë më 15 maj se kanë dorëzuar ankesën në PZAP, duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së si “të paprecedent”, pasi sipas tyre, si arsye për refuzim për pjesëmarrje në zgjedhje është përmendur fakti që pranë disa emrave nuk ishin shënuar numrat e telefonit të nënshkruesve. Në njoftim u tha se nisma ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, që është më shumë se kriteri ligjor i kërkuar.

“Në interes të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”, lista “Bashkë fitojmë” pret që t’i miratohet kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhje, u tha në njoftim. “Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Kjo është betejë për të drejtën e popullit tonë që të ketë përfaqësim autentik dhe të lirë, pa tutorë, pa ndërmjetës të imponuar dhe pa afate nate të menduara që të mos mund të përmbushen”, u tha në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.