🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,361 ▲0.28%
DOW 50,586 ▼0.34%
NASDAQ 24,511 ▲0.75%
NAFTA 83.90 ▼0.89%
ARI 3,779 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,885 ▼ -1.54% ETH $1,791 ▼ -1.44% XRP $0.9923 ▲ +2.16% SOL $74.8200 ▲ +1.78%
S&P 500 7,361 ▲0.28 % DOW 50,586 ▼0.34 % NASDAQ 24,511 ▲0.75 % NAFTA 83.90 ▼0.89 % ARI 3,779 ▼2.2 % S&P 500 7,361 ▲0.28 % DOW 50,586 ▼0.34 % NASDAQ 24,511 ▲0.75 % NAFTA 83.90 ▼0.89 % ARI 3,779 ▼2.2 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kronika

Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejt

Pas më shumë se dy dekadash në arrati, Valentin Ftoni, 52-vjeçari i dënuar për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Ftoni ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit rreth orës 12:30, me një avion charter, nën shoqërimin e marshallëve amerikanë. Ekstradimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane, pas arrestimit të tij rreth një muaj më parë në New York, ku ishte lokalizuar nga agjentët amerikanë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001 dhe ndaj tij rëndojnë dy vendime dënimi me nga 25 vite burgim, për tri vrasje të kryera në Shkodër gjatë viteve 2000 dhe 2001.

Sipas dosjes gjyqësore, ngjarja e parë e rëndë ndodhi më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës. Ftoni akuzohet se vrau shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këto vrasje, më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi me 25 vite burg për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Më pak se një vit më vonë, më 12 gusht 2001, ai vrau edhe shtetasin G. T. Për këtë ngjarje, në vitin 2008, e njëjta gjykatë e dënoi sërish me 25 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Kush është Valentin Ftoni?

Valentin Ftoni, 52 vjeç, ishte larguar nga Shqipëria pas ngjarjeve kriminale dhe prej vitesh i ishte shmangur drejtësisë. Sipas hetimeve, gjatë qëndrimit në SHBA, ai dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në territorin amerikan.

Arrestimi i tij në New York u bë i mundur falë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe disa agjencive federale amerikane, mes tyre Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së (USMS), Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe strukturat e sigurisë diplomatike.

Me ekstradimin drejt Shqipërisë, Ftoni do të përballet tashmë me vuajtjen e dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare për tri vrasjet e kryera më shumë se 25 vite më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.