☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Më shtrenjtë të marrësh një kredi, interesat rriten ndjeshëm në maj

Muaji maj nuk ka qenë i mbarë për të gjithë ata që kanë dashur të marrin një kredi në bankë. Përveçse huaja për ekonominë ka shënuar rënie, ajo ka qenë edhe më e shtrenjtë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja të dhëna në lekë në maj u rrit në 7.27%, nga 5.25% që kishte qenë muajin e mëparshëm.

Ndikimin kryesor në këtë shtrenjtim të kostos së kredisë e kanë dhënë huatë afatshkurtra, ku ato deri në 6 muaj u shtrenjtuan me një pikë përqindjeje (nga 6.55 në 7.66) dhe nga 6 muaj deri në një vit ishin 1.6 pikë përqindje më të larta (nga 3.895 në 5.51%).

Edhe huatë mbi 5 vjet, që përdoren kryesisht për investime, arritën në 7.9%, nga gati 6% që ishin muajin e mëparshëm.

E kundërta ka qenë tendenca për kreditë në euro, të cilat ishin më të lira në maj. Ndërsa në prill për herë të parë kosto e kredisë në lekë u barazua me atë në euro, në rreth 5.2% të dyja, tashmë huatë në monedhën e përbashkët janë më të lira.

Në maj, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredisë në euro zbriti në 4.7%.

Maji ka qenë negativ edhe për kredinë e dhënë në ekonomi, sidomos për bizneset. stoku i kredisë për ekonominë zbriti në maj në 554 miliardë lekë, me një rënie prej 854 milionë lekë në krahasim me muajin e kaluar.

Rënia mujore ka ardhur nga kredia për sektorët jo financiarë në valutë, që është reduktuar me 3.9 miliardë lekë, duke dhënë ndikimin e vetëm në trendin rënës të huasë. Ndërkohë kredia në lekë për këtë sektor është rritur me 1.3 miliardë lekë.

Në rritje gjatë muajit  maj ishte kredia për individë, si në lekë dhe në valutë, që u zgjerua me gati 1.8 miliardë lekë.

Në total, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, huaja për ekonominë ka rënë me 3.1 miliardë lekë, ose 0.6%, duke treguar për një ngërç të investimeve në ekonomi, teksa huaja për biznesin ka rënë me gati 8 miliardë lekë gjatë të njëjtës periudhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.