Keshilla

Më shumë para nuk na bëjnë gjithmonë më të lumtur

paraDeri tani, ne e dinim se paratë vetëm, nuk mund të na bëjnë të lumtur, por rritja në financat tona, sigurisht na jep një gëzim. Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti Warwick i Anglisë dhe Universiteti i Minessotas SHBA argumentojnë se shtimi i parave nuk mund të na bëjë të lumtur, në qoftë se kemi disa karakteristika të veçanta të personalitetit.

Këto karakteristika mund të ndikojnë negativisht, në mënyrën se si i shohim të ardhurat tona dhe kënaqësinë që na ofrojnë. Për shembull, sipas ekonomistit profesor Eugenio Porto, individët neurotikë mund ta shohin një rritje të pagës ose një rritje në të ardhurat e tyre si një dështim, nëse nuk janë aq të larta, sa ata do donin.

Hulumtuesit duan të nxjerrin në pah se njerëzit shpesh përballen me paranë jo si me një mjet për një jetë më të rehatshme, por e shohin atë si një mënyrë për të matur sukseset apo dështimet.

Profesor Eugenio Porto thotë se: “një njeri me nivel të lartë neurotik e sheh rritjen e të ardhurave si një mënyrë për matjen e suksesit. Nëse fitojnë pak para, atëherë një rritje page në të vërtetë i kënaq, sepse e interpretojnë si një arritje. Nga ana tjetër nëse kanë një pagë të lartë, atëherë mund të mendojnë se rritja është më poshtë pritshmërive së tyre. E interpretojnë pjesërisht si një dështim dhe nuk ndihen të kënaqur nga ajo”.

Porto thekson se sjellja nervoze karakterizon ata që kanë prirje më shumë në ngarkesa emocionale negative si agresioni, zemërimi dhe depresioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button