Teknologji

Me tren nga Londra në Nju Jork?! – Mund të realizohet në të ardhmen

Një inxhinier rus ka ideuar projektin më ambicioz të kohëve të fundit: një autostradë që lidh kontinentin e vjetër me atë të ri. Kostot do të jenë shumë të mëdha, por do të hapeshin edhe shumë mundësi punësimi

PrintNë dhjetëvjeçarët e fundit, kur flitet për pushime, më shumë zgjedhin avionët si alternativë të parë midis llojeve të tjera të transporteve. Pavarësisht se mes kompanive të fluturimit ka shumë konkurrencë, avantazhi që fitohet pavarësisht stresit fillestar, i shpenzuar për të organizuar udhëtimin, është se në pak orë mund të arrihet një destinacion i caktuar me shumë komoditet dhe pa kurrfarë lodhje.

Udhëtimi me makinë tashmë ka humbur atë madhështinë karakteristike të së kaluarës dhe në ditët e sotme duket se po bëhet më i shtrenjtë për paratë dhe veçanërisht për kohën: benzina, autostrada, tarifat, ndalesat, ngrënia, shërbimet e makinës etj.

Megjithatë, jo të gjithë po shkojnë pas furisë së shekullit XXI: ka ende njerëz që preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në mënyrën e vjetër. Një shembull i tillë është shpikësi rus, që po projekton një autostradë për të lidhur Londrën me Nju Jorkun.

Një rrugë që lidh kontinentin e vjetër me kontinentin e ri është ëndrra në sirtar e Jack Kerouac, autori i “On the road”, në të cilën themeluesi i “Beat Generation” viziton rreth e qark Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u spostuar në këmbë dhe duke bërë autostop. Tashmë, kjo është edhe ëndrra e presidentit të hekurudhave ruse, Vladimir Y., i cili projektin e tij ia ka prezantuar mediave lokale dhe atyre amerikane.

Projekti i inxhinierit parashikon një rrugë të asfaltuar së bashku me një rrjet hekurudhor që përshkojnë Europën, Azinë, ujërat e kanalit të Beringut dhe përfundojnë sërish në tokë, në territorin amerikan të Alaskës. Pastaj vazhdon nëpër hapësirën e madhe të Shteteve të Bashkuara duke përfunduar në bregun lindor të Nju Jork Sitit, një rrugë gati 20 mijë kilometra.

Kjo do të jetë autostrada më e gjatë në botë, duke qenë se është dyfish më e madhe se sa hekurudha Transsiberiane (10 mijë km), e cila aktualisht mban rekordin në këtë pjesë.

Ky që duket si një projekt i parealizueshëm, në të vërtetë është shumë ambicioz: jo vetëm që do të bëjë të mundur lidhjen e dy kontinenteve, por gjatë realizimit të tij do të ofrojë edhe shumë mundësi punësimi. Duke nisur që nga ata që do të merren me ndërtimin e vetë autostradës, do të nevojitet personel për gjetjen dhe prodhimin e vajit, të gazit, të elektricitetit dhe të ujit.

Për t’i dhënë jetë një projekti të tillë do të ishte e nevojshme që të hapeshin industri të reja dhe qytete, si rrjedhojë vende të reja pune që më në fund do të përbënin fillimin e erës së re të zhvillimit edhe në një zonë të tillë si Siberia, që vazhdon të jetë e izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e botës. Sipërmarrësi, megjithatë, nuk i ka marrë ende parasysh pasojat politike dhe ekonomike: Rusia do të fitonte një fuqi të padiskutueshme në fushën e industrisë dhe do të ishte qendra e botës, por e thënë nga një rus, nuk mohohet se globalizmi, deri më tani, është krijuar nga Perëndimi.

Inxhinieri mbështetet nga Akademia Ruse e Shkencave dhe nga Universiteti Shtetëror i Moskës, por për sa u takon kostove të kësaj sipërmarrjeje, ai është ende në gjurmët e investitorëve: është përllogaritur se shifra për këtë investim shkon në triliona dollarë, por, nga ana tjetër, merret parasysh edhe një kthim fitimi më i madh. Presidenti i Akademisë deklarohet në favor të tij: “Projekti është shumë ambicioz. Mund të udhëtohet me një tren të shpejtësisë së lartë nga Gadishulli Ciukci, zonë në fund të Azisë Lindore, nëpër ngushticën e Beringut për ta gjetur veten pas disa orëve në territorin amerikan.

Natyrisht që ky është edhe një projekt shumë i kushtueshëm, por do të zgjidhte problemet që karakterizojnë zhvillimin botëror”. Në këtë gjë madhështore do të mund të përfshihen shumë ente: organizatorë të zhvillimit social, institucione për kërkimet shkencore etj. Pra, nëse ky projekt i inxhinierit rus do të mund të realizohet së shpejti, atëherë banorët aktualë të Tokës, do të mund të jetojnë një epokë gjigante zhvillimi teknologjik. Nëse jo, pasardhësit tanë do të jenë më fatlum.

Burimi: Curiosone

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button