Meat Loaf rrëzohet në skenë
Ylli amerikan i rokut, Meat Loaf është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në Kanada, por fansat fillimisht nuk e kanë kuptuar se 68-vjeçari kishte pësuar diçka dhe menduan se e gjitha ishte pjesë e perfomancës.
Vetëm kur artistët e tjerë lanë instrumentet e u afruan ta ndihmonin duke ndaluar muzikën, adhuruesit në Edmonton u ndërgjegjësuan se diçka nuk shkonte.
Pamjet filmike të koncertit tregojnë këngëtarin, emri i vërtetë i të cilit është Marvin Lee Aday, teksa shembej në skenë ndërsa po intepretonte hitin e tij “I’ll Do Anything For Love (But I Won’t Do That)”.
Meat Loaf konsiderohet njëri prej artistëve krijues më të suksesshëm të të gjitha kohërave me albume si “Bat Out of Hell”, i shitur me mbi 43 milionë kopje anembanë botës e që 40 vjet pas publikimit vazhdon të shitet me rreth 200 mijë kopje çdo vit.
Në fillim të javës, 68-vjeçari kishte anuluar koncertet ne Moose Jaw dhe Calgary për shkak se nuk ndihej mirë. Në vitin 2007, ai u detyra të hiqte dorë nga turneu në Europë pas diagnostifikimit me cist në kordat vokale e është rrëzuar edhe një herë tjetër në skenë në vitin 2011.