⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 80.28 ▼3.75%
ARI 3,636 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,454 ▲ +0.75% ETH $1,725 ▲ +0.03% XRP $0.9421 ▲ +1.67% SOL $72.5800 ▲ +3.17%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.28 ▼3.75 % ARI 3,636 ▲3.42 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 80.28 ▼3.75 % ARI 3,636 ▲3.42 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

Meçe: Protesta është e PD. Gjikondi: S’mund ta bësh pis protestën. Është gjendje e shqiptarëve

Analisti Arben Meçe dhe juristja Brisida Gjikondi kanë debatuar në emisionin “3D” mbi protestat e fundit, autorësinë e tyre politike dhe ndikimin që ato kanë në jetën publike.

Teksa Meçe argumentoi se protestat tashmë janë identifikuar me Partinë Demokratike dhe mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës dhe dëmtimet në kryeqytet, Gjikondi kundërshtoi duke theksuar se protesta është një reagim i gjerë qytetar ndaj gjendjes në vend dhe nuk mund të konsiderohet pronë e asnjë force politike.

Në analizën e tij, Meçe u ndal fillimisht te Asambleja e Partisë Socialiste, për të cilën tha se kishte karakter organizativ dhe se synonte forcimin e strukturave në terren.

Më pas ai e përqendroi diskutimin te protestat, duke argumentuar se ato tashmë identifikohen nga qytetarët me akte dhune dhe dëmtim të qytetit.

Sipas Meçes, protesta është politike dhe i përket Partisë Demokratike. Ai solli në vëmendje deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke thënë se vetë Berisha ka pranuar publikisht përgjegjësinë politike për protestat.

“Protesta ishte e Partisë Demokratike”, u shpreh Meçe, duke shtuar se çdo tentativë për ta paraqitur atë si një lëvizje të pavarur qytetare bie ndesh me faktin se opozita e ka marrë përsipër organizimin dhe drejtimin e saj.

Analisti theksoi gjithashtu se protesta ka humbur dimensionin e saj moral dhe se në perceptimin e shumë qytetarëve është lidhur me përplasjet dhe dëmtimet që kanë ndodhur gjatë saj. Sipas tij, opozita duhet të fokusohet te alternativat dhe kandidatët për zgjedhjet lokale, në vend që të mbështetet te protestat.

Nga ana tjetër, juristja Brisida Gjikondi kundërshtoi fort këtë qasje, duke deklaruar se protesta nuk mund të identifikohet me një parti politike të vetme.

Gjikondi tha se protesta është një gjendje e përgjithshme e shoqërisë shqiptare dhe buron nga pakënaqësitë e grumbulluara të qytetarëve. Sipas saj, përpjekjet për ta etiketuar protestën si produkt ekskluziv të PD-së synojnë ta zhvlerësojnë dhe ta politizojnë atë.

“Protesta është gjendje mendore që ka përfshirë gjithë Shqipërinë dhe Tiranën. Nuk mund ta bësh pis protestën”, deklaroi Gjikondi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.