☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.60 ▲0.15%
ARI 3,951 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,894 ▼ -2.19% ETH $2,253 ▼ -2.34% XRP $1.2514 ▼ -0.44% SOL $92.1200 ▼ -3.37%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.60 ▲0.15 % ARI 3,951 ▼0.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.60 ▲0.15 % ARI 3,951 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

– Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”.

Shtatori konsiderohet një nga muajt më të përshtatshëm për një udhëtim drejt Mesdheut.

Vera ende nuk është larguar plotësisht, temperaturat mbeten të ngrohta dhe, për më tepër, plazhet fillojnë të zbrazen pas fluksit turistik.

Shqipëria është renditur mes tre destinacioneve mesdhetare të rekomanduara për pushime në plazh gjatë muajit shtator, së bashku me Maltën dhe Siçilinë.

Sipas blogut “Inteligencia Viajera”, shtatori konsiderohet një nga periudhat më të përshtatshme për të udhëtuar drejt Mesdheut, pasi temperaturat mbeten të ngrohta, ndërsa plazhet nisin të kenë më pak vizitorë, pas fluksit të lartë turistik.

Për turistët spanjollë që kërkojnë diell, det dhe mot të favorshëm, pa zgjedhur destinacione të largëta, Shqipëria veçohet si një alternativë që ofron jo vetëm bregdet, por edhe natyrë, kulturë dhe trashëgimi historike.

Në përzgjedhjen e publikuar nga “Inteligencia Viajera”, përveç Shqipërisë, renditen edhe Malta dhe Siçilia.

Media spanjolle thekson se këto destinacione ofrojnë alternativa për turistët, që kërkojnë plazhe, aventura në natyrë apo përvoja kulturore.

Shqipëria, destinacioni mesdhetar që vijon të tërheqë vëmendje

Shqipëria ka fituar gjithnjë e më shumë vëmendje vitet e fundit, falë peizazheve të saj natyrore, gastronomisë dhe qyteteve historike.

Përtej zonave bregdetare, vendi ofron një sërë atraksionesh natyrore, që u mundësojnë vizitorëve të zbulojnë një tjetër dimension të Shqipërisë.

Mes tyre përmenden ujëvara e Grunasit dhe ujërat termale të Bënjës.

Kombinimi i natyrës dhe kulturës e bën Shqipërinë, një alternativë të veçantë për turistët që kërkojnë një destinacion mesdhetar për pushimet e shtatorit.

Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin të udhëtojnë në shtator, periudhë që në sektorin e turizmit njihet si “sezoni i ndërmjetëm”.

Gjatë këtij muaji, temperaturat në Shqipëri mbeten të favorshme për pushime, ndërsa fluksi i vizitorëve zakonisht, është më i ulët krahasuar me muajt e sezonit të lartë.

Po ashtu, aktiviteti turistik vijon edhe pas përfundimit të gushtit dhe, në përgjithësi, çmimet mund të jenë më të ulëta krahasuar me periudhën e pikut të sezonit, duke e bërë shtatorin një muaj të përshtatshëm për të vizituar Shqipërinë dhe për të zgjatur pushimet verore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.