⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,218 ▼ -0.94% ETH $2,240 ▲ +0.5% XRP $1.2499 ▲ +0.53% SOL $96.3300 ▼ -0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Lidhjet me BIA-n serbe, akuza për spiunazh e shantazh – Fatmir Sheholli sot del para gjykatës

Në orën 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Rasti ndaj Shehollit ka të bëjë me pretendime për lidhje me shërbimin inteligjent serb BIA, ndërsa në dosjen e rastit përmenden materiale dhe komunikime që prokuroria i ka konsideruar si prova në kuadër të hetimeve.

Sipas aktakuzës së datës 24 gusht 2026 të cilën e ka siguruar Telegrafi, përfshihen dhjetëra prova materiale dhe personale, përfshirë përgjime telefonike, komunikime të nxjerra nga telefoni i Shehollit, video-incizime, pamje të kamerave të sigurisë, dokumente të sekuestruara, dëshmi të dëshmitarëve dhe raport financiar.

Prokuroria pretendon se Sheholli, nga një datë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga BIA, kishte vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të Bojan Dimiqit, të cilin aktakuza e identifikon si drejtor të Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në BIA.

Prokuroria pretendon se Sheholli kishte mbledhur dhe përcjellë informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Në aktakuzë përmendet edhe një dokument “Top Secret2” një fotografi e të cilit, sipas Prokurorisë, është gjetur në telefonin e Shehollit, pretendohet se fonde të mbledhura nga “ambasadat islamike” në Beograd, do të investoheshin në ndërtimin e xhamive në Kosovë.

Sipas përmbajtjes së dokumentit, qëllimi do të ishte shtrirja e ndikimit të islamit, përçarja e shqiptarëve, nxitja e emigrimit dhe ndryshimi i perceptimit të Perëndimit për Kosovën, për të krijuar rrethana që do t’i shërbenin synimit të Serbisë për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin e saj.

Sa i përket dënimit të mundshëm, ai varet nga veprat për të cilat eventualisht do të shpallej fajtor dhe nga mënyra se si gjykata do t’i vlerësojë provat dhe rrethanat e rastit.

Në rastin e spiunazhit, Kodi Penal i Republikës së Kosovës e përfshin këtë vepër në nenin 124.

Në paragrafin 3 të këtij neni përcaktohet se: “Kushdo që hyn në shërbimin informativ të huaj, mbledh të dhëna për të apo në ndonjë mënyrë tjetër e ndihmon punën e shërbimit të tillë, dënohet me jo më pak se pesë vjet burgim”.

Pra, nëse shpallet fajtor për këtë vepër, pesë vjet burgim është minimumi i paraparë nga kjo dispozitë.

Kurse për veprën penale të shantazhit, për rrethanat e përcaktuara në paragrafin 2 të dispozitës përkatëse, Kodi Penal parasheh gjobë dhe burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Sipas kësaj dispozite, ky dënim parashihet kur vepra kryhet, ndër të tjera, nga një anëtar i grupit, me përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, ose kur rezulton me përfitim të kundërligjshëm që tejkalon dhjetë mijë euro. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.