☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.60 ▲0.15%
ARI 3,951 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,894 ▼ -2.19% ETH $2,253 ▼ -2.34% XRP $1.2514 ▼ -0.44% SOL $92.1200 ▼ -3.37%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.60 ▲0.15 % ARI 3,951 ▼0.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.60 ▲0.15 % ARI 3,951 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Jo vetëm antibiotikët, edhe ilaçet kundër ankthit mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve

– Disa ilaçe mund të ndryshojnë bakteret e zorrëve dhe këto ndryshime mund të zgjasin edhe pasi ilaçi nuk përdoret më, sipas “Science Direct”.

Sipas një studimi të ri, disa barna mund të shkaktojnë ndryshime në mikrobiomën e zorrëve që mbeten të dallueshme edhe vite pas përfundimit të trajtimit.

Në aparatin tonë tretës jeton një komunitet i madh bakteresh dhe mikroorganizmash të tjerë.

Ata nuk janë thjesht “mysafirë”: marrin pjesë në tretjen e ushqimit, metabolizëm dhe funksionimin e sistemit imunitar.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 2 500 pjesëmarrësve të Biobankës së Estonisë, duke krahasuar mostrat e jashtëqitjes me të dhënat e barnave, që pjesëmarrësit kishin marrë me recetë.

Rezultatet treguan se shumica e barnave të analizuara, shoqëroheshin me ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.

Për disa prej tyre, këto ndryshime vazhdonin të ishin të dallueshme edhe vite pas përfundimit të trajtimit.

Një nga gjetjet më interesante lidhej me “benzodiazepinat-in”, një grup barnash që përdoren, ndër të tjera, për trajtimin e ankthit dhe disa çrregullimeve të tjera.

Ndryshimet në bakteret e zorrëve të lidhura me këto barna, rezultuan të krahasueshme me ato që lidhen me antibiotikët me spektër të gjerë, të cilët mund të ndikojnë në një numër të madh speciesh bakteriale.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo person do të përjetojë të njëjtin efekt, dhe nuk do të thotë që një ilaç duhet të ndërpritet pa këshillën e mjekut.

Një ilaç i përdorur disa muaj ose vite më parë, mund të ndihmojë në shpjegimin e faktit pse mikrobioma e një personi ndryshon nga ajo e një personi tjetër.

Studiuesit vunë re gjithashtu se barnat që i përkisnin të njëjtës klasë, nuk kishin domosdoshmërisht të njëjtin ndikim.

Për shembull, “diazepami” dhe “alprazolami” shfaqën ndryshime në fuqinë me të cilën dukej se ndikonin te mikroorganizmat e zorrëve.

Kjo sugjeron se ndikimi i barnave në mikrobiomë, mund të jetë më kompleks nga sa mendohej dhe se nuk mund të supozohet gjithmonë se të gjitha barnat e së njëjtës kategori, kanë të njëjtin efekt. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.