☁️
Tiranë 12°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,808 ▲ +1.74% ETH $2,110 ▲ +1.72% XRP $1.4204 ▲ +2.22% SOL $88.5500 ▲ +1.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Mediat greke: Avramopoulos takim me Ramën për t’u hapur portat shqiptare refugjatëve

Komisioneri i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, do të vizitojë pas dy ditësh Tiranën, ku do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të marrë një kuotë të përcaktuar refugjatësh.

Siç bën të ditur e përditshmja greke Kathimerini, Avramopoulos pritet të bëjë të ditur dhe sasinë e mundshme të parave që do të ndajë Brukseli për Tiranën në mënyrë që ta menaxhojë krizën.

Ndërkohë, e përditshmja greke thekson se Bashkimi Europian është i shqetësuar se mund të riaktivizohet trafiku i qenieve njerëzore duke shfrytëzuar emigrantët.

“Synimi ynë është të arrijmë në një pozicion që vendet të marrin mesatarisht gjashtë mijë refugjatë në muaj,” është shprehur Avramopoulos.

Pas tragjedisë së ndodhur në kufirin greko-maqedonas, ku tre refugjatë humbën jetën në përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, Shqipëria bëhet gjithnjë e më shumë një mundësi për kalimin e tyre në rrugën drejt Europës, të paktën për ata që ndodhen në Konicë.

Por Kathimerini thekson se frika ndër sirianët është shumë e madhe, pasi ata kanë dëgjuar për bëmat e mafiozëve shqiptarë, që mund t’u marrin paratë e t’i trafikojnë, raporton Tesheshi.com.

Një grup refugjatësh që ndodhen në Konicë, pak pranë kufirit shqiptaro-grek, theksuan dy ditë më parë për TCh se, “Do të presim deri më 18 mars, kur të mblidhet samiti, e nëse sërish nuk vendoset asgjë lidhur me fatin tonë, ne do udhëtojmë në këmbë drejt kufirit shqiptar, ku shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë që të mos kemi më vuajtje e të kalojmë në Europë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.