Kosova

Mediat në Kosovë solidarizohen me kolegët në Francë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me përfaqësues të mediave, në shenjë solidarizimi me gazetarët francezë për humbjen e kolegëve nga e përditshmja franceze “Charlie HEBDO”, u mblodhën sot me një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

mediat-n-euml-kosov-euml-solidarizohen-me-koleg-euml-t-n-euml-franc-euml_hdAta mbanin në duar mbishkrimet “Unë jam Charlie”.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe zëvendësambasadorja franceze në Kosovë , Lise Moutoumalaya.

“Dua të them pak fjalë, vetëm dua të falënderoj të gjithë njerëzit, veçanërisht këtu në Kosovë, që shprehin solidaritetin për viktimat dhe familjarët”, tha ajo.

E kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani tha se AGK vlerëson se çdo sulm ndaj gazetarëve është përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë.

“Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe me fjalë nuk mund të përshkruhet ajo çfarë ndjejmë për kolegët tanë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarëdo sulmi ndaj mediave, ndaj gazetarëve, është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë. Gazetarët, do të vazhdojmë të përkrahim njëri tjetrin, do të vazhdojmë të ngremë zërin për padrejtësitë dhe për të gjitha ato çfarë ndodhin rreth nesh”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button