🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,603 ▲0.71%
DOW 46,471 ▲0.75%
NASDAQ 22,002 ▲1.11%
NAFTA 88.51 ▼4.16%
ARI 4,545 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,410 ▲ +2.09% ETH $2,181 ▲ +2.27% XRP $1.4203 ▲ +1.48% SOL $92.3900 ▲ +3.1%
S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 % S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mediat ruse: Kosova u mundua ta korruptojë Papën me 10 milionë euro

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik, shumë e afërt me Vladimir Putin, raporton, duke u bazuar edhe në disa media në Serbi, se shteti i Kosovës ka tentuar ta blejë njohjen e Vatikanit, duke ofruar një ryshfet prej 10 milionë eurosh, njofton Klan Kosova.

Sputnik për këtë çështje ka bërë një intervistë me Ambasadorin e Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq.

“Edhe nëse Papa Françesku udhëton për në Prishtinë, gjë që unë e vë në dyshim, sepse nga këndvështrimi ndërkombëtar Kosova vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë, kjo nuk do të thoshte se Vatikani po e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Tanaskoviq për Sputnik.

Këto lajme, rreth ofrimit të parave Vatikanit, kanë filluar pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se Papa e ka ndërmend të bëjë një vizitë në Kosovë dhe “ta njoh realitetin e ri në Ballkan”.

Por, Tanaskoviq thotë për Sputnik se këto deklarata të Thaçit nuk duhet të merren seriozisht.

Madje serbi, deklaron se shqiptarët kanë përdorur shenjtërimin e Nënës Terezë për të “prezantuar fytyrën e vet në Vatikan”.

Sputnik shkruan se 10 milionët do t’u jepeshin njerëzve të afërt të Papës, që më pas ata të lobonin tek ai për njohjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.