☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.84 ▲0.93%
ARI 4,397 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,554 ▲ +0.24% ETH $1,915 ▲ +0.24% XRP $0.9974 ▼ -0.42% SOL $76.9700 ▲ +1.41%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.84 ▲0.93 % ARI 4,397 ▼0.54 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.84 ▲0.93 % ARI 4,397 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
19 Aug 2026
Breaking
Kronika

Megaoperacioni i SPAK për trafikun e kokainës, GJKKO lë në burg ndërtuesit

Ndërtuesit e ndaluar pak ditë më parë në kuadër të një megaoperacioni për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash dolën sot para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masave të sigurisë.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për O.B.,  D.A. dhe O.S. Për E.J u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa G.I., u lirua kundrejt garancisë pasurore për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, avokati i biznesmeni O. S., kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk provohet përfshirja e tij në proces.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja e çështjes Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Sipas hetimeve, të dyshuarit janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që dyshohet se ka trafikuar mbi 6.7 ton kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës dhe Holandës. Droga dyshohet se transportohej përmes rrugëve të sofistikuara ndërkombëtare dhe fshihej në ngarkesa tregtare si qymyr, fruta dhe sojë.

Hetuesit pretendojnë se rrjeti ishte i strukturuar dhe i shtrirë në disa shtete, nga prodhimi në Amerikën Latine deri te shpërndarja në Europë. Në krye të dy organizatave kriminale dyshohet se qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët konsiderohen drejtuesit kryesorë të aktivitetit.

Operacioni i 12 qershorit çoi në lëshimin e rreth 20 masave të sigurisë dhe sekuestrimin e pasurive të shumta, përfshirë vila, apartamente, llogari bankare dhe automjete luksoze në disa zona të vendit. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë edhe rrjetin financiar të dyshuar, ku fitimet nga trafiku dyshohet se janë investuar në prona dhe biznese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.