Ekonomia

MEI, marrëveshje mirëkuptimi me prodhuesit e vegjël

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Energjisë së Rinovueshme (AREA) nënshkruan një marrëveshje për gjetjen e formulës së përcaktimit të çmimit të energjisë me të cilin u blihet.

MEISipas burimeve nga ministria e Energjisë, marrëveshja u arrit në përmbyllje të bisedimeve të nisura që në 13 nëntor 2014, ku përmes një sërë takimesh është punuar për gjetjen e një metodologjie të përshtatshme (të përkohshme) për formulën e çmimit të energjisë për këtë kategori prodhuesish dhe bashkëpunimin për rishikimin e ligjit “Për energjinë e rinovueshme”. Prodhuesit e energjisë po kalojnë një situatë të vështirë financiare për shkak të mungesës së likuiditeteve në sektorin e energjisë elektrike dhe mosreflektimit të kostos në tarifë gjatë tre viteve të fundit. Në bazë të marrëveshjes.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare angazhohen të vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda 5 mujorit të parë të 2015. Koorporata Elektroenergjetike do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar shlyerjen e faturave pa vonesa për periudhën janar 2015 dhe në vijim.

Palët bien dakord që formula e përllogaritjes së çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga prodhuesit e energjisë së rinovueshme nga HEC-et, për periudhën janar-dhjetor 2015, të jetë çmimi shitjes (lekw/kWh) = çmimi mesatar i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent /kWh X koeficientin 1.24 X normën mesatare të këmbimit në euro/lekë për vitin e fundit.
Kjo metodologji konsiderohet se është e bazuar mbi një normë të arsyeshme të kthimit të investimit, duke mënjanuar sa më të shumë të jetë e mundur transferimin e riskut nga sektori publik tek sektori privat. Sipas burimeve, vendimi i qeverisë për formulën në dhjetor bënte që ERE ta miratonte një çmim që shkonte tek 6.6 lekë ndërsa ata e kishin 9.3 lekë. Me këtë formulë kompromisi tani pritet që çmimi atyre t’u shkojë tek 7.4 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button