Ekonomia

Mekanizmi ’16+1′ nxit zhvillimin e përbashkët të Kinës dhe të EQL-së

Mekanizmi “16+1” është një platformë bashkëpunimi midis Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Që nga prilli i vitit 2012, kur u zhvillua në Poloni takimi i parë i kryeministrave të Kinës dhe vendeve të përfshira në këtë mekanizëm, të dyja palët kanë forcuar besimin politik, shkëmbimet ekonomike e tregtare dhe kontaktet njerëzore.

Infrastruktura është një ndër fushat kryesore të bashkëpunimit midis dy palëve. Ndërmarrjet kineze, gjatë procesit të urbanizimit të vendit për disa dekada, kanë krijuar përvojë të pasur. Ndërsa, vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë kërkesa për shkallëzimin e sistemit infrastrukturor. Vitet e fundit, kompanitë kineze kanë realizuar investime të ndryshme duke përfshirë: termocentralin Stanari të Bosnjë-Hercegovinës, urën Zemun-Borca të Beogradit, kanë realizuar projektin kundër përmbytjeve në Wroclaw të Polonisë, kanë ndërtuar stacione të prodhimit të energjisë nga era dhe nga dielli në Kostancë të Rumanisë, si dhe po ndërtojnë hekurudhën Hungari-Serbi.

Siç mësohet, ndër nëntë hekurudhat që janë përfshirë në planifikimin e Bashkimit Europian, dy kalojnë nga jugu në veri, por asnjë prej tyre lidh vendet e reja anëtare. Por hekurudha Hungari-Serbi, pasi të përurohet, mund të shkojë në veri deri në vendet afër Detit Baltik dhe në jug deri në portin e Pireut në Greqi, duke plotësuar kështu nevojat e transportit të këtij rajoni.

Për këtë projekt, Cui Hongjian, drejtor i Departamentit të Studimeve Europiane pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, vlerësoi mundësitë e mëdha për bashkëpunim. “Pala kineze shpreson se niveli i lartë profesional i kompanive kineze mund të shfaqet nëpërmjet zbatimit të projektit, duke e kthyer këtë hekurudhë në një shembull për të nxitur bashkëpunimin përkatës midis Kinës dhe vendeve të tjera të Europës Qendrore e Lindore. Në këtë fushë, ka mjaft hapësira bashkëpunimi”, tha z.Cui.

Sipas të statistikave, investimet kineze në Europën Qendrore e Lindore i kalojnë 8 miliardë dollarë amerikanë, në fusha si makineritë, industria kimike, telekomunikacioni, pajisjet elektro-shtëpiake, energjitë e reja, logjistika, tregtia, arsimi, financa dhe bujqësia. Vitin e kaluar, krahas uljes së përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës, vëllimi tregtar me vendet e Europës Qendrore e Lindore u rrit me 9.5 për qind ose 58.65 miliardë dollarë amerikanë.

Pikërisht në vitin 2016, investimet kineze shënuan përparim të madh në Shqipëri, një nyjë e rëndësishme bregdetare përgjatë itinerarit detar të nismës “Një brez, një rrugë”. Në vitin 2016, vëllimi i investimeve kineze u rrit deri në 760 milionë dollarë amerikanë, tetë herë më i lartë sesa ato të vitit 2015. Nga infrastruktura, energjia, minierat, hidrocentralet e telekomunikacioni, bashkëpunimi ekonomik kino-shqiptar ka dhënë kontribut për rritjen e përqindjes së punësimit dhe të taksave që ka paguar biznesi, duke nxitur zhvillim e përgjithshëm ekonomik e shoqëror të Shqipërisë.

Sidomos projektet e mëdha të ‘China Everbright’-it, që bleu aksionet e ‘Tirana Airport Partners’ për të drejtën e menaxhimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe të kompanisë ‘Geo Jade’ që fitoi të drejtën e shfrytëzimit të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, po shfaqën mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi.

Duke komentuar këto arritje, këshilltari ekonomik i ambasadës së Kinës në Tiranë, z. Lian Gang theksoi se investimet kineze në Shqipëri kanë të paktën katër domethënie të rëndësishme:

Së pari, rritet besimi i investitorëve kinezë për tregun dhe të ardhmen e Shqipërisë. Me ndikimet e krizës financiare dhe luhatjet në arenën ndërkombëtare, kompanitë e huaja kanë hequr dorë nga programet e mëparshme. Por, ndërmarrjet kineze po vijnë, gjë që tregon besimin e tyre ndaj Shqipërisë.

Së dyti, projektet e mëdha mund të shërbejnë si shembull, duke nxitur zhvillimin e pjesëve të tjera të zinxhirit të vleës. Për shembull, bashkëpunimi mbi aeroportin “Nënë Terezë” mund t’i japë vrull zhvillimit të aviacionit, të logjistikës ajrore e rrugore, të turizmit etj.

Së treti, bashkëpunimi është në sajën e shfrytëzimit të epërsive disa të palëve. Projekti i aeroportit “Nënë Terezë” për shembull, ka kombinuar epërsitë e kompanisë kineze në zotërimin e kapitaleve, numrit të klientëve dhe të marketingut, burimeve e shërbimeve të palës shqiptare dhe përvojës së palës gjermane për menaxhim.

Së katërti, investimet kineze jo vetëm hapin vende të reja pune, por njëherësh ju përmbahen edhe përgjegjësive shoqërore ndaj komuniteteve ku veprojnë, paguajnë taksa dhe trajnojnë personalin.

Për shembull, kompania ‘Geo Jade’ ka punësuar gati 2000 shqiptarë, të cilët gjatë punës, kanë ngritur nivelin profesional dhe siguruar të ardhura për familjen. Mbi 95% e stafit të degës së gjigantit kinez të telekomunikacionit Huawei është shqiptar.

Vitet e fundit, janë shtuar dukshëm edhe shkëmbimet kulturore, artistike e njerëzore midis Kinës dhe Shqipërisë. Në një panoramë më të gjerë, në pesë vitet e fundit, Kina ka hapur pesë linja direkte ajrore drejt vendeve të Europës Qendrore e Lindore, ka krijuar pesë qendra të mjekësisë tradicionale, tre qendra kulturore dhe ka nënshkruar me tetë vende të Europës Qendrore e Lindore marrëveshjen njohjen reciproke të diplomave të shkollës së lartë.

Për sa i përket takimit të sivjetshëm të kryeministrave të mekanizmit ’16+1′ mes Kinës dhe të vënëve Europës Qendrore e Lindore në Budapest të Hungarisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang, u shpreh se takimi vjen në pesëvjetorin e themelimit të mekanizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button