09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Breaking
Bota

Meksikë, kamioni hyn mes turmës së besimtarëve duke shkaktuar 16 viktima

Një kamion ka përplasur një turmë besimtarësh, duke shkaktuar 16 viktima në qytetin Mazapil të Meksikës. Sipas policisë, kamioni që transportonte rërë pësoi një problem me frenat dhe hyri me shpejtësi mes turmës, duke plagosur edhe 30 persona të tjerë.

Pas aksidentit, drejtuesi i kamionit është larguar dhe nuk dihen identiteti apo vendndodhja e tij.

Që nga dita e dielë, besimtarët janë mbledhur në tempullin e San Gregorio Manzano për festat fetare të komunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.