Meloni u bën thirrje forcave politike të dënojnë dhunën gjatë protestave
ROMË, 16 tetor, ATSH/ Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike në Itali të dënojnë aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestave studentore.
Deklarata e Melonit vjen pas tensioneve të shënuara gjatë demonstratave, ku protestuesit u përplasën me forcat e rendit, ndërsa u raportuan edhe hedhje mjetesh të rrezikshme ndaj policisë.
Sipas kryeministres italiane, dënimi i dhunës duhet të jetë një qëndrim i përbashkët i të gjitha forcave politike, pavarësisht dallimeve politike.
Apeli për qartësi dhe një qëndrim të përbashkët kundër dhunës u bë nga Meloni në Bruksel, në përfundim të Këshillit Evropian.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.