☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Memorandum mirëkuptimi mes autoriteteve portuale të 10 vendeve të rajonit

14 institucione dhe ndërmarrje portuale kanë nënshkruar këto ditë një Memorandum Mirëkuptimi, që mundëson monitorimin e Korridoreve të lëvizjes në vendet e Evropës Juglindore nga Autoritetet përkatëse.

Konferenca-ADB-Multiplatform-27-28-nentor-2014Marrëveshja u arrit në Konferencën përmbyllëse të  Projektit ADB Multiplatform.

Burime zyrtare nga Autoriteti portual I Durrësit (APD), bënë të ditur për ATSH-në se në Konferencën e organizuar në Bari (Itali) morën pjesë 14  delegacione nga 10 vende të Evropës Juglindore.

Tematika kryesore e Konferencës përmbyllëse ishte harmonizimi i procedurave legjislative/administrative dhe të IT për transportin në korridoret e lëvizjes në vendet e Europës juglindore të përfshira në projekt. Përdorimi i transportit alternativ në korridoret e lëvizjes së ngarkesave dhe sigurimi i transportit multimodal përbën qëllimin dhe impaktin kryesor të projektit-shtuan burimet e APD.

Memorandumi parashikon marrëveshjen që transporti të mos dëmtojë mjedisin, ndërsa zbatohet parimi që ndotësi duhet të paguajë, pa e dëmtuar veprimtarinë prodhuese. MoU synon të sigurojë një transport eficient pa ndotje, duke ulur kostot e jashtme dhe pa i rritur kostot e transportit.

Në Projektin që sapo përfundoi ku APD ishte partner që prej dy vjetësh janë përfshirë edhe 14 institucione dhe kompani nga 10 vende të rajonit te Europes Juglindore. Partneri Lider i Projektit ishte Rajoni i Friuli Venecia Xhulias në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.