🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.11 ▲2.25%
ARI 4,407 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,635 ▲ +4.21% ETH $2,141 ▲ +4.72% XRP $1.4204 ▲ +2.93% SOL $90.9900 ▲ +6%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.11 ▲2.25 % ARI 4,407 ▲0 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
24 Mar 2026
Breaking
Bota

Meral Aksener, rivalja kryesore e Erdogan

 Në Turqinë e dominuar dhe gati sunduar nga islamiku Rexhep Taip Erdogan, ka mbetur një kundërshtar serioz për pushtetin e tij: Meral Aksener.Ish-ministrja e Brendshme njihet si ulkonja dhe ka fituar një profil të lartë publik së fundmi me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese të imponuara nga Erdogan.

Revista “Time” i kushton Aksener një shkrim të gjatë duke vënë në dukje pritshmëritë e mëdha sipas saj, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, në të cilat mendohet se Aksener do të jetë rivalja kryesore e Erdogan.

Një arsye pse shikohet si sfidante më reale sesa politikanët e tjerë opozitarë, është arsyeja se mbështetësit e saj vijnë nga i njëjti kontekst fetar dhe nacionalist si Erdogan dhe në një pikëpamje konsiderohet si Marie Le Pen e Turqisë.

Ajo mban qëndrime shumë të ashpra kundër separatistëve kurdë, por kundërshton me forcë ndërtimin e politikave mbi bazë etnike dhe racore.

“Përkufizimi ynë mbi kombin bazohet mbi kujtimet e përbashkëta, lidhjet e përbashkëta dhe gëzimet tona”, shprehet ajo.

Për këto arsye duket se Aksener qëndron përballë Erdogan si kandidate serioze, edhe për arsyen se shumëkush në Perëndim po kërkon të gjejë dikë që t’i kundërvihet presidentit turk që po shpërfill shumë prej qëndrimeve të dikurshme të Turqisë për të ndjekur një politikë të jashtme krejtësisht të pavarur dhe pa u kushtëzuar nga detyrime formale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.