MaqedoniaRajoni

Mercedesi luksoz i kryeministrit Gruevski ka trazuar opinionin

Makina me vlerë prej 600 mijë euro me të cilën shëtitet Gruevski, i ka mërzitur qytetarët. Të revoltuar, ata shprehen se me bombën e fundit ra edhe perdja pas së cilës kryeministri Gruevski tregohej si njeri modest, i cili paratë e popullit i shpenzonte në mënyrë ekonomike. Qytetarët thonë se paratë, në vend të makinës luksoze, pushteti duhet t’i harxhojë për jetë më cilësore të popullit që e ka zgjedhur atë.

“Ne nuk merremi me politikë, ata qeverisin, ata bëjnë gjithçka, ndërsa populli vuan, ky është mëkat. Jam fëmijë i këtij qyteti, prej 9 brezash tashmë por kjo që po ndodh te ne, nuk ndodh askund në botë. Duhet të mendojnë për popullin, ndërsa ne, për këtë i votuam? Na marrin bukën nga goja, mëkat. Njoh raste njerëzisht që thotë se ushqehet vetëm një herë në ditë, meqë nuk ka para për darkë”.

“Makinë prej gjysmë milioni euro nuk vozit vetëm kryeministri, vozitin edhe biznesmenët, edhe tjerët, madje edhe prej një milion eurosh. Asgjë nuk është tragjike, të paktën sot kjo nuk është çudi. Kush si punon, ashtu edhe jeton. Sot shoqëria është e tillë, kapitalizëm, mëshirë dhe keqardhje nuk ka për askënd, nëse nuk i hap sytë vetë për të gjetur punë askush nuk do të mendoj për ty”.

“Të jepen 600 mijë euro për një makinë, ia vlen, por të blihet kur shteti është i pasur, e jo kur nuk ka. Kemi popull që shtrinë dorën për bukë, ndërsa ne blejmë makinë prej 600 mijë eurosh. Për çfarë i duhet kjo? Së pari, le t’i japë popullit, atyre me aftësi të kufizuara, të sëmurëve, të papunëve, atyre që lypin. Këtu, deri në fund të Çarshisë, deri në Bit Pazar ka më së paku 10 lypsarë, e si të blejmë ne 600 euro, apo përmendoret që ndërtojmë. Maqedonia u shndërrua në qytet përmendoresh”.

Reagime të ashpra për makinën ka edhe në rrjetet sociale. Ja një letër e hapur:

“600 mijë euro për mercedes, shumë mirë, sheqerkë, apo siç thotë ministrja e cila dje dha dorëheqje, fantazi, çfarë të them, ndërsa Tamara kishte nevojë për vetëm 30 mijë euro… thërrmijë buke në krahasim me 600 mijë euro… Por, për ju nuk ka rëndësi që jeta e një fëmije u dërgua lart në qiell dhe me siguri gjeti vendin e vet në mesin e engjëjve. E pra miq, është e dhimbshme apo jo?

Nuk ju dhemb në shpirt kur dëgjoni që dikush nuk ka vesh për Tamarën e vogël (atë po e përmend si shembull, edhe pse ka shumë tjerë që presin ndihmë dhe shpresojnë) e cila duke pritur shkoi dhe i la prindërit të vuajnë”.

“Ngado që të kthehemi në çdo qytet ka fëmijë të uritur, ka, por ju nuk dëshironi t’i shihni. Vetëm kur ka zgjedhje ju kujtohen ata. U ndani nga një thes miell, vezë dhe do të largoheni duke menduar në kokë, misioni është kryer, vota u ble”.

Sa për krahasim, kolegët e Gruevskit nga vendet e rajonit, udhëtojnë me makina më të lira. Zoran Millanoviq udhëton me BMW 7 që është e blinduar. Me makinë të njëjtë BMW ka udhëtuar edhe Jadranka Kosor. Çmimi i këtyre makinave, nëse nuk janë të blinduara është 150 mijë euro, e nëse janë të blinduara apo si makina e kancelares gjermane Angela Merkel kushton 350 mijë euro, 250 mijë më pak sesa makina e Gruevskit. Serbët kanë katër makina që u janë dhuruar. Bëhet fjalë për Leksus RH 300, ndërsa kanë edhe tre Mercedes GL 500 që ua ka dhuruar sheiku Muhamed Bin Zajed Al Mahjan nga Abu Dabi, të cilat kanë vlerën prej 3 milionë eurosh. Riparimi i defektit në njërën prej makinave, i kushtoi Serbisë 100 mijë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button