☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,775 ▲2.39%
DOW 47,816 ▲2.64%
NASDAQ 22,629 ▲2.77%
NAFTA 95.17 ▼15.74%
ARI 4,749 ▲1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,520 ▲ +4.09% ETH $2,217 ▲ +5.74% XRP $1.3563 ▲ +3.66% SOL $83.4100 ▲ +4.13%
S&P 500 6,775 ▲2.39 % DOW 47,816 ▲2.64 % NASDAQ 22,629 ▲2.77 % NAFTA 95.17 ▼15.74 % ARI 4,749 ▲1.36 % S&P 500 6,775 ▲2.39 % DOW 47,816 ▲2.64 % NASDAQ 22,629 ▲2.77 % NAFTA 95.17 ▼15.74 % ARI 4,749 ▲1.36 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Meren në mbrojtje prokurorët dhe gjygjtari i çështjes “Avdyli”

Dy prokurorët dhe gjyqtari që firmosën urdhër arrestet dhe masat për 27 të arrestuarit në operacionin Volvo 4, anëtarë të grupit të dyshuar struktururar kriminal “Avdyli”, pjesë e së cilës akuzohen të jenë edhe dy ish-deputetët socialistë, janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit.

Burimet konfirmuan se truproja u janë caktuar prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prençi, si dhe gjyqtarit Bib Ndreca që shikoni në këto pamje.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nuk ka patur kërcënim konkret ndaj tyre, por drejtoria e përgjithshme e policisë ka vlerësuar se dy prokurorët dhe gjyqtari duhet të përfitojnë mbrojtje, për shkak të një rreziku të mundshëm.

Mes të ndaluarve të këtij operacioni, janë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko me akuzat për tjetërsim pronash e korrupsion, të dy me masën arrest me burg.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa nga hetimet dhe përgjimet rezulton të ketë krijuar favore në transferimin e të burgosurve kur ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.