⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.50 ▲4.78%
ARI 4,143 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,500 ▼ -1.09% ETH $2,537 ▼ -0.99% XRP $1.4000 ▼ -2.88% SOL $112.6300 ▼ -3.17%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.50 ▲4.78 % ARI 4,143 ▲0.06 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.50 ▲4.78 % ARI 4,143 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mërgim Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, ka thënë se ende nuk ka filluar intervistimi i babait të tij lidhur me rastin e djeshëm ku u sulmua fizikish kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Lushtaku, para gazetarëve, bëri të ditur se kur ka ardhur ftesa zyrtare për intervistim babai i tij i është përgjigjur pozitivisht, njofton Dukagjini.

Teksa, ai zbarkimin e forcave të shumta policore gjatë mbrëmjes së djeshme në Skenderaj e quajti provokim nga pushteti.

“Qytetarët e shohin si provokim sepse ne e dimë që përderisa ka incidente të vogla ku s’ka rrezik jete – ku në Prishtinë vrahen e nuk shkojnë as Policia me forma të tilla me maska e armë të gjata shihet qartë se ka provokim – provokim prej pushtetit. Ne asnjëherë nuk i kemi ikë drejtësisë gjithmonë babai im i është përgjigjur institucioneve të shtetit tonë. Ka një ftesë dhe ne i jemi përgjigjur dhe ka pasur diskutime për orën”, ka thënë Lushtaku

“Partia në pushtet po mundohet me u viktimizu dhe më bë propagandë vetëm për shkak të fushatës që kemi përpara – drejtësia nuk duhet të bie në dorë të një pushteti autoritar dhe një partie. Personalisht nuk kam qenë në Skenderaj kam ardhur menjëherë nga Prishtina”, tha ai.

Lushtaku, mes tjerash, bëri të ditur se babai i tij nuk është i përfshirë në sulmin fizik ndaj Mehanit. Megjithatë, ai shtoi se për gjithçka i ati do t’ia sqarojë organeve të rendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.