☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.47 ▲0.54%
ARI 4,691 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,320 ▲ +4.04% ETH $2,496 ▲ +2.12% XRP $1.5117 ▲ +2.11% SOL $101.4000 ▲ +7.59%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.47 ▲0.54 % ARI 4,691 ▼0.16 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.47 ▲0.54 % ARI 4,691 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Merkel dhe Conte kërkojnë zgjidhjen e problemeve me migrantët

Kancelarja Merkel dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkuan bashkëpunim më të ngushtë në çështjen e shpërndarjes së migrantëve. Krerët e qeverive u takuan për herë të parë në Romë.
Evropa ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për migrantët e shpëtuar në deti, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Romë. Pas takimit me kryeministrin italian Conte ajo tha se disa vende kanë bërë hapin e parë në takimin e fundit në Maltë, që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme dhe jo vetëm “zgjidhje ad-hoc”. “Por ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, deri në arritjen e zgjidhjes definitive për shpërndarjen e migrantëve dhe refugjatëve në mbarë Evropën. Kërkohet më shumë vullnet tek vendet anëtare, për pjesëmarrje në këtë shpërndarje”, tha Merkel.

Conte mendon se vendet e BE duhet t’i plotësojnë obligimet

“Qëllimi përfundimtar është që vendet e Bashkimit Evropian të punojnë së bashku”, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte. Gjermania po angazhohet shumë dhe ajo e ka mbështetur shumë Italinë në këtë drejtim, theksoi Conte, i cili e falënderoi Gjermaninë për këtë mbështetje. Në shtator të këtij viti, ministri i Brendshëm Horst Seehofer deklaroi në Malta se Gjermania dhe Franca duhet të respektojnë marrëveshjet për marrjen e njerëzve të shpëtuar nga anijet. Por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë. Ndaj anijet me migrantë me ditë të tëra detyrohen të presin për hyrje në portet bregdetare.

Si një strategji afatgjatë ai theksoi nevojën e luftimit të shkaqeve për ikjen e refugjatëve dhe migrantëve nga vendet e tyre. Për këtë kërkohet stabilitet politik dhe ekonomik në Libi dhe vendet tjera afrikane. Conte do të marrë pjesë në një konferencë që do të organizohet javën që vjen në Berlin, me përfaqësues të vendeve afrikane. Qëllimi është ndër tjera të vendosja e paqes së plotë dhe stabilizimi i Libisë.

Merkel: “Jemi duke punuar në këtë drejtim”

Merkel kërkoi një bashkëpunim më të mirë me rojet bregdetare të Libisë. Në këtë vend afrikan kërkohet të punohet shumë për përmirësimin e gjendjes. Përgatitja e njerëzve në Libi është e një rëndësie të madhe, theksoi Merkel. Këtu duhet të aplikohen standardet e nevojshme, të cilat nuk aplikohen në të gjitha rajonet e vendit. Jemi duke punuar në këtë drejtim, për përmirësimin e gjendjes, theksoi Merkel duke shtuar se njerëzit duhet të shpëtohen nga rreziku i udhëtimeve tepër të rrezikshme ku mund të humbasin edhe jetën./DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.