Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,834 ▲0.76%
DOW 48,308 ▲0.83%
NASDAQ 22,833 ▲0.87%
NAFTA 96.77 ▲2.5%
ARI 4,817 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,478 ▲ +0.88% ETH $2,221 ▼ -0.51% XRP $1.3596 ▼ -0.15% SOL $84.4500 ▲ +0.6%
S&P 500 6,834 ▲0.76 % DOW 48,308 ▲0.83 % NASDAQ 22,833 ▲0.87 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,817 ▲0.83 % S&P 500 6,834 ▲0.76 % DOW 48,308 ▲0.83 % NASDAQ 22,833 ▲0.87 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,817 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Merkel-Haxhinasto: Samiti i Parisit, angazhim i BE-së për vendet e rajonit të Ballkanit

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës së tij në Berlin, mori pjesë në takimin e Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë.

Sipas burimeve zyrtare të MTI-së, në takim u diskutua për sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.

E ftuar e nderit në takim ishte Kancelarja Angela Merkel, e cila shpalosi vizionin për sfidat e Gjermanisë dhe ekonomisë së saj.

Gjatë punimeve të këtij forumi të rëndësishëm, ministri Haxhinasto pati një takim të shkurtër me Kancelaren Merkel, fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë.

Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit.

Një ngjarje e tillë si Samiti i Parisit, ku pritet të deklarohet zyrtarisht një grand evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, është shumë e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve brenda BE, pas referendumit britanik për daljen prej tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.