☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,556 ▼ -1.79% ETH $2,214 ▼ -1.27% XRP $1.3307 ▼ -1.25% SOL $82.1900 ▼ -2.7%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Europa

Merkel & Obama: Rusia të bëjë pjesën e saj me separatistët ukrainas

zzz81Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barack Obama nënvizuan rëndësinë e një armëpushimi mes palëve në konfliktin ukrainas, gjatë një bisede telefonike për situatën në ish-republikën sovjetike. ”Merkel dhe Obama theksuan se i takonte mbi të gjitha Rusisë për të bërë pjesën e saj me separatistët duke u kërkuar që të respektonin armëpushimin”, thuhet në një komunikatë të qeverisë gjermane. ”Për më tepër, nga kufiri rus nuk duhet të futen më armë apo trupa ushtarake”, theksuan dy liderët. ”Objektiv i përbashkët i SHBA-së dhe Gjermanisë mbetet stabilizimi i Ukrainës”, shtuan Merkel dhe Obama. ”Shansi i një armëpushimi nuk duhet të humbasë. Nëpërmjet stabilizimit, Ukraina duhet të rigjejë mundësitë e rrugës së saj në mënyrë demokratike”, përfundon komunikata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.