Bota
Merkel shpreh trishtim dhe neveri pas sulmit në Mançester
Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu nga ana e saj trishtim dhe neveri pas sulmit ku u regjistruan 22 të vdekur gjatë një koncerti në Mançester.
“Gjermania solidarizohet përkrah britanikëve”, u shpreh kancelarja në një deklaratë.
Ky akt i dyshuar terrorist do të forcojë edhe më tej vendosmërinë tonë për të punuar me miqtë tanë britanikë kundër atyre që kryejnë akte të tilla çnjerëzore”, shtoi ajo.