Bota

Merkel sot në SHBA: Vizitë e vështirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump. Vizita nuk do të jetë fare e lehtë, për dallim prej vizitës së presidentit frances Macron.

Tendenca jo të mira: Berlini vetëm pak orë para nisjes së kancelares Merkel për në Uashington ka uluar pritjet nga vizita e saj e dytë tek Donald Trump. Burimet qeveritare thonë se në Berlin janë përgatitur për një luftë të mundshme tregtare me SHBA. Mendohet se doganat denuese për çelik dhe alumin do të futen në fuqi me 1 maj. Pavarësisht faktit që kjo temë do të trajtohet sërish në takimin Merkel-Trump dhe paralajmërimeve të Trumpit për mundësinë që BE të mos futet në listën e të denuarve me ngritjen e doganave. Në Berlin mendohet se Merkelin në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë  nu

Bundeskanzlerin Merkel mit US-Präsident Trump (AFP/Getty Images/L. Marin)

k e pret ndonjë bisedë tepër e këndshme.

Vizita e Macronit

Në darkën e përbashkët Merkel do ta ketë mundësinë që të hapë temat, të cilat ka trajtuar presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij treditore në SHBA. Macroni ka kritikuar kthimin tek të menduarit nacional. Fjalimi i tij në Kongres është pritur jashtëzakonisht mirë, në veçanti pjesa ku ai tha se SHBA e ka rizbuluar multilateralizmin.

Macron ka demonstruar unitet me kancelaren Merkel sa i përket arkitekturës së përbashkët politike. Trump theksoi se me Macronin ka „special relationship”, por në fjalimet e tij Macron theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të barabartë. Merkel brenda pak orësh sa do të ketë në dispozicion, do ta ketë shumë më vështirë që t’i shpjegojë qëndrimet e saj dhe ta ndryshojë qëndrimin e Trumpit, i cili gjithmonë e thekson se SHBA duhet të jetë në vend të parë.

Miqësinë gjermano-franceze nënvizon edhe përcaktimi shumë i qartë për vlerat e përbashkëta evropiane dhe për NATO-n. Merkel dhe Macron kanë pikëpamje të përbashkëta edhe sa i përket tregjeve ndërkombëtare. Por Merkel nuk posedon dramaturgji të njëjtë prezantimi si Macron dhe nuk ka simpatitë që Macron gëzon në SHBA

USA Washington - Donald Trump trifft Emmanuel Macron - Gala (Getty Images/C. Kleponis)

. Trump disa herë theksoi miqësinë me Macronin, ndërsa me kancelaren Merkel refuzoi në takimin e parë të përshëndetet para kamerave.

Problemet tjera

Një temë tjetër e vështirë mes Trumpit dhe Merkelit janë edhe paratë që duhet ndarë për çështjet e sigurisë. Presidenti amerikan kërkon nga vendet anëtare të NATO-s që të shtojnë mjetet financiare për të paktën dy përqind të prodhimit bruto. SHBA ndanë për mbrojtje 4,2 % ndërsa Gjermani vetëm 1%. Një deputet gjerman thotë se ka pasur presione të mëdha ndaj kancelares, për të shtuar të dhënat financiare.

Shumë me rëndësi do të jetë të shihet edhe raporti personal mes kancelares Merkel dhe presidentit Tump. Pritjet nga kjo vizitë në Berlin nuk janë të mëdha. Por rezultatet do të shihen në fund.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button