☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.42 ▲2.37%
ARI 4,387 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,758 ▼ -0.66% ETH $2,479 ▼ -1.83% XRP $1.3432 ▼ -1.64% SOL $99.5200 ▼ -2.08%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.42 ▲2.37 % ARI 4,387 ▼0.5 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.42 ▲2.37 % ARI 4,387 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

FEDinvest, Konini: Portofoli i kredise është rritur 25,5% dhe antarësia 50%

Sot paradite u zhvillua në Tiranë, në hotel “Mondial”, Asambleja e Përgjithshme vjetore e FEDinvest, ku Drejtoresha ekzekutive, Zana Konini, theksoi se ky institucion ka 51 mijë anëtarë dhe portofoli i kredisë për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural ka ardhur në rritje.

FEDinvest me një traditë të shtrirë në vite është bërë mbështetësi kryesor financiar për fermerët, thuajse në gjithë rrethet e vendit. Deget e saj ne rrethe jane me afer fermerëve,dhe kjo ka ndikuar në akordimin e kredive të studiuara dhe me efektivitet.duke mbushur nje boshllkët të cilën bankat e medha nuk e “begenisin”.

Fermerët dhe blegtorët në 1500 fshatra në vend kanë mundur të përfitojnë mikrokredi nga portofoli i konsiderueshëm i kredive të vendosur në dispozicion nga Shoqëria e Kursim Kreditit, FedInvest, i cili në fund të vitit 2017 rezultoi në rreth 3 miliardë lekë.

“Në më pak se dy vjet kemi një rritje të portofolit të kredisë me 25,5%, kemi një rritje të portofolit të depozitës me 25.8%, një rritje të antarësisë me 50% dhe një rritje të totalit të aseteve me 34%”,  deklaroi zonja Konini.

Ndërkaq, po aq ambicioze është edhe strategjia për vitin 2018, ku është parashikuar të zgjerohet fasha e kredisë.

Lidhur me prognozën e vitit në vazhdim, zonja Konini tha se: “Mbështetur në arritjet e vitit 2017 është hartuar edhe strategjia e biznesit për vitin 2018 që konsiston në zgjerimin e bazës së klientelës, në rritjen e numrit të depozituesve, rritjen e gamës së produkteve, rritjen e madhësisë së kredisë ose zgjerimin e fashës së kredisë pa abandonuar kreditorët e vegjël, duke shkuar drejt klientëve tanë të cilët me vite janë rritur”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Impakti ekonomik për çdo kredi të re llogaritet në 1.4 vende pune. Gjatë vitit 2017, shuma mesatare e kredisë së dhënë nga Fedinvest ka qenë rreth 350 mijë lekë, ndërsa targetohen fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familjet rurale të pashërbyera financiarisht.

FED invest e ka zanafillën e tij në vitin 1992 nga një projekt pilot i Bankës Botërore për zbutjen e varfërisë. Suksesi i këtij projekti u pasua nga projekte të tjerë, të cilët shënuan faza të ndryshme transformimi institucional, duke prezantuar nevojën për një rregullim ligjor të posaçëm, siç ishte Ligji për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre. Gjatë vitit 2015, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe të Bankës së Shqipërisë filloi procesi i konsolidimit të Shoqërive të Kursim Kreditit ne FED invest, i cili përfaqëson një strukturë më efiçente e me kapacitet më të madh financiar për t’i shërbyer anëtarësisë, të përbërë kryesisht nga fermerë. Banka Botërore këtë konsolidim e konsideroi një histori suksesi, ne publikimin e saj Global Financial Development, 2017/2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.