Kronika

Merr fund saga “Shullazi” te Krimet e Rënda: 55 vite burg në total

14 vite burg për Emiljano Shullazin. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Po ashtu togat e zeza dhanë vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg.

Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u denua me 9 vite heqje lirie.

Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, ndërsa dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burgProcesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të Krimet e Rënda, ndërsa seanca u monitoruar nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane. Trupit gjykues iu deshën rreth 3 orë e gjysmë për të marrë vendimin final për bandën e Emiljano Shullazit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button