Merrte paratë e kësteve të kredive, arrestohet punonjësi i FAF
Punonjësi i një fondacioni për mikrokredi për fermerë është ndaluar nga policia e Elbasanit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Burime nga policia bëjnë me dije se Jorgaq Nishku, 63-vjeç nga Gramshi, kishte përvetësuar pagesat e kësteve të kredive të dy shtetasve.
“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi duke qënë me detyrë punonjës i FAF Gramsh (Fondacioni për dhënie mikrokredie për fermerë) dhe shtetasit L.SH, 33 vjeç dhe I.A 28 vjeç kishin marrë kredi pranë këtij fondacioni dhe këstet mujore ja paguanin rregullisht shtetasit Jorgaq Nishku, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar në arkën e fondacionit këstet mujore”, bën të ditur policia e Elbasanit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.