Merz kritikon sulmet izraelite ndaj Libanit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar sulmet e Izraelit ndaj Liban, të cilat autoritetet lokale thonë se kanë shkaktuar dhjetra viktima gjatë ditëve të fundit.
Lideri gjerman tha se Berlini po ndjek situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim të madh, pas marrëveshjes për armëpushim dyjavore mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit më herët këtë javë.
“Intensiteti me të cilin Izraeli po zhvillon luftën [në Liban] mund të çojë në dështimin e procesit të paqes në tërësi. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Merz.
“Prandaj, së bashku me të tjerë kryetarë shtetesh dhe qeverish, i kërkova qeverisë izraelite dje të ndalojë sulmet e saj të mëtejshme,” shtoi ai, duke iu referuar një deklarate të përbashkët të udhëheqësve evropianë dhe Kanadasë të lëshuar dje.
Teksti u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftimet në Lindjen e Mesme “të zbatojnë armëpushimin, përfshirë edhe në Liban”.
Pavarësisht armëpushimit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani ttë shpallur të martën në mbrëmje, Izraeli ka vazhduar të sulmojë Libanin, duke theksuar se nuk ka rënë kurrë dakord të ndalojë sulmet ndaj milicisë Hezbollah, e mbështetur nga Irani, si pjesë e marrëveshjes.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më shumë se 200 persona humbën jetën dje nga sulmet izraelite në Liban të mërkurën./ /Ad.Ab./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.