☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Mesazhi i Ramës, mes 10 më të mirëve në botë për COVID-19

Lista e fjalimeve kryesohet nga Papa Francesku

Në pikun e një krize globale të krijuar prej COVID-19, fjalimet apo mesazhet drejtuar qytetarëve kanë qenë edhe një provë e aftësive të komunikimit të drejtpërdrejtë të liderëve, në mbarë botën.

Gazeta italiane “Il Post” ka bërë një vlerësim të 10 fjalimeve më të mirë për stilin, kontekstin, përmbajtjen dhe rezultatet.

Pjesë e kësaj liste vlerësimi është edhe Kryeministri Edi Rama, i reditur në vendin e 9. Lista kryesohet nga fjala e Papa Franceskut, më 27 Mars në sheshin tërësisht të zbrazur të Shën Pjetrit, në Vatikan, me mesazhin ‘mos kini frikë’, dhe pasohet nga dalja publike e Mbretëreshës Elisabeth II.

Me fjalimet solemne si ai i Mbretereshës, “Il Post” bën analogji edhe me mesazhin e Kryeministrit Rama me rastin e dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj, pasi thotë se mbështetet mbi historinë dhe qytetërimin dhe përçon një motivacion të thellë.

“Rezultati i kësaj rruge historike të përshkruar në mesazhin e Ramës, është një integrim paqësor aq i thellë saqë e bën Italinë për shqiptarët një atdhe tjetër për t’u ndihmuar, si të ishte atdheu i tyre”, thuhet në shkrim.

“Il Post” shkruan se edhe pse i thjeshtë, ai ishte i veçantë edhe nga fakti që nuk i drejtohej popullit të tij, por një vendi fqinj dhe vinte si gjest solidariteti në një kohë kur kombe të tjera shumë më të pasura se Shqipëria i kthyen krahët Italisë.

Ky gjest dhe ky mesazh, theksohet më tej, kanë patur një jehonë të dukshme në Itali, më shumë sesa vetë ndihma, pasi “Rama ka forcuar në kohën më të mirë një partneritet që ka qenë gjithmonë strategjik për të”.

Në listë janë fjalimet e Kryeministres së Zelandës së Re, Presidentit francez Macron, ish-Presidentit amerikan Obama, Kryeministrit britanik Johnson, Presidentit italian Mattarella, Presidentit gjerman Steinmeier dhe Presidentit të Brazilit, Bolsonaro, që mbyll klasifikimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.