Mësime për jetën nga njeriu që pa vdekjen e 12000 njerëzve
Thelbi i disa besimeve indu është besimi se nëse e lë frymën e fundit në Kashi (Varanasi) do përftosh “Kashi Labn” ose frutin e Kashit (çlirimin nga cikli i rilindjes i nxitur nga ligji i karmës).
Kashi Labb Mukti Bhawan në Varanasi është një nga tre shtëpitë në qytet ku njerëzit shkojnë për të vdekur.
Bhairav Nath Shukla ka qenë administratori i Mukti Bhawan për 44 vjet me rradhë. Ai ka parë të varfër e të pasur të strehohen këtu për të kaluar ditët e fundit të jetsë së tyre duke shpresuar për të gjetur paqe. Bazuar në eksperiencën e tij, ku ka dëshmuar vdekjen e më shumë se 12000 njerëzve, ai na jep disa mësime nga jeta.
1. Zgjidhi të gjitha konfliktet përpara se të shkosh
Shukla këtu na sjell ndërmend historinë e Shri Ram Sagar Mishr, një shkencëtar i kohës. Mishr ishte djali më i madh i 6 djemve dhe shkonte mirë mirë me djalin e vogël. Pas disa vitesh, një argument i shëmtuar bëri që vëllezërit të ndajnë shtëpinë me një mur, ku secili qëndronte veçmas.
Në ditët e fundit të jetës, Mishr shkoi te kalonte ditet e fundit te jetes në Mukti Bhawan dhe kërkoi dhomën numër 3. Ishte i sigurtë që do të vdiste ditën e 16 pas mbërritjes në Mukti Bhawan. Në ditën e 14 ai më tha, “Thuaji vëllait tim të huaj për 40 vjet me rradhë tashmë, që të vijë e të më shohë. Brenga ma bën zemrën më të rëndë. Jam i shqetësuar që të zgjidh çdo konflikt.”
Një letër u dërgua. Në ditën e 16 kur vëllai i vogël mbërriti, Mishr i mbajti dorën dhe i tha që ta rrëzonte murin e shtëpisë. I kërkoi vëllait që ta falë. Të dy vëllezërit u përlotën, Mishr përfundoi së foluri. Fytyra e tij u bë e qetë. Iku në çast nga kjo jetë me atë fytyrën e qetë.
2. Thjeshtësia është e vërteta e jetës
“Njerëzit nuk ushqehen më me ushqim të bollshëm e të shtrenjtë kur e dinë që do shkojnë. Ditët e fundit të jetës së tyre njerëzit orvaten të kuptojnë se përse duhet të kishin bërë një jetë të thjeshtë. Dhe kjo është ndër gjërat që ata pendohen më shumë”, thotë Shukla.
Një jetë e thjeshtë mund të arrihet duke shpenzuar më pak, shpjegon ai. Ne shpenzojmë më shumë për të akumuluar më shumë, duke krijuar kështu më shumë nevojë. Sekreti është që kënaqësia të gjendet me pak.
3. Filtrojini trajtat e këqija të njerëzve
Shukla shpjegon se çdo njeri ka hijet e të mirës dhe të keqes. Por në vend që t’i largojmë menjëherë njerëzit e “këqinj”, duhet që të kërkojmë cilësitë e mira tek ta. Farkëtimi i së keqes tek disa njerëz vjen ngaqë përqendrohemi tek trajtat negative të tyre. Nëse fokusoheni tek cilësitë e mira të njerëzve, do t’i njihni më mirë, madje edhe mund t’i doni.
4. Dëshironi të kërkoni ndihmë nga të tjerët
Të dish e të bësh çdo gjë vetë, kjo mund të bëjë të ndjehesh mirë, por të limiton nga të absorbuarit talentin e të tjerëve.
Shukla beson se duhet t’i ndihmojmë të tjerët, por më e rëndësishmja, duhet të kemi kurajën që të kërkojmë ndihmë kur kemi nevojë.
Çdo njeri në botë di më shumë se ne, në njëfarë mënyre. Njohuritë e tyre mund të na ndihmojnë, vetëm nëse do jemi të hapur për to.
5. Gjeje bukurinë tek gjërat e thjestha
Në Mukti Bhavan luhen këngë shpirtërore dhe të devotshmërisë tre herë në ditë. “Disa njerëz ndalojnë dhe admirojnë një notë apo tingullin e një instrumenti, sikur të mos e kishin dëgjuar kurrë më parë. Ata ndalojnë për ta vlerësuar, duke gjetur kështu bukurinë,” thotë ai.
Por kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, shton ai. Njerëzit që janë shumë kritik apo shumë krenarë, e kanë të vështirë të gjejnë kënaqësi tek gjërat e vogla sepse mendja e tyre është e zënë me gjëra që u duken më të mëdha.
6. Pranimi është çlirim
Shumë njerëz nuk e pranojnë se çfarë po bëjnë apo kanë bërë. Ky mohim i vazhdueshëm u akumulon atyre emocione të rrezikshme. Sapo të pranoni situatën atëherë mund të vendosni se çfarë do bëni. Pa pranuar situatën do jemi gjithmën në zonën gri.
7. Kur të zbuloni qëllimin, atëherë bëni diçka rreth tij
Të jesh i ndërgjegjshëm për një thirrje që të vjen nga brenda, kjo është diçka madhështore vetëm nëse bëni diçka për të.
Një sërë njerëzish e dinë qëllimin e tyre por nuk bëjnë gjë për ta realizuar atë. Të pasurit një qëllim kjo do bëjë që masim kohën dhe përpjekjet që na duhen për t’ja dedikuar asaj.
Ndërmerrni veprime vetëm mbi gjërat që kanë vërtetë rëndësi.
8. Sjelljet bëhen vlera
Shukla rekomandon se kultivimi i sjelljeve të mira gjeneron vlera të mira. Të ndërtuarit e sjelljeve të mira kërkon kohë. “Është si ndërtimi i muskujve; duhet t’i mirëmbash çdo ditë”, thotë ai.
9. Zgjidhni se çfarë dëshironi të mësoni
Aq shumë informacione na rrethojnë në përditshmëri, sa që do ishte e lehtë që t’u çorientonim. “Çelësi këtu është të qenit të kujdesshëm për të zgjedhur atë që besojmë thellë se do jetë vlerë për ne, thotë ai.
Njerëzit mund t’ju imbonojnë subjekte dhe filozofi të ndryshme, por gjëja më e mençur është që sapo të kuptoni sugjerimet e tre, të kërkoni më thellë për gjërat që ngazëllejnë mendjen dhe zemrën tuaj.
10. Mos i shkëpusni lidhjet me njerëzit, shkëputini lidhjet me mendimet që ata prodhojnë
Mund të distancohemi me njerëzit që na kanë dashur vërtetë për një mijë arsye të ndryshme. Sidoqoftë, në çdo marrëdhënje, disa keqkuptime ideologjike mund të bëjnë që të mos komunikojmë më me njerëzi që duam apo na duan. Kjo nuk do të thotë kurrë që të mos shoqërohemi me ta.
Kjo do të thotë thjesht se nuk jeni dakord me një mendim dominant të këtij personi. Divorci ka lidhje me mendimin, dhe jo me personin, thotë Shukla. Të kuptosh që të shkarkosh barrën nga të qenit më hakmarrës dhe i pikëlluar.