Meta, apel opozitës për rikthimin në Kuvend. Guvernatori i ri? Konsensus Nishani-Rama
Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka bërë thirje opozitës të rikthehet në Kuvend, si dhe të përfaqësohet në dy Komisionet Hetimore që Kuvendi vendosi të ngrihen seancën e fundit plenare.
Sipas Metes, shumica eshte e angazhuar per bashkepunimin me opoziten ne kuader te reformave per integrimin e vendit.
“Doja të ftoja opozitën që të merrte pjesë ne seancën e nesërme plenare, jo thjesht për tu rikthyer në parlament por edhe për të plotësuar përfaqësimin që i takon në 2 komisionet hetimor që kuvendi ka vendosur të ngrihet. Dua të theksoj angazhimin e grupit parlamentar të mazhorancës për të vendosur emrat që do të përfaqësojnë në përputhje me rregulloren. Kjo do të ishte pozitive edhe në kuadër të një klime të re dhe të një bashkëpunimi më të dobishme në interes të reformave që kërkon zhvillimi i vendit” tha Meta.
“Opozita ka te drejte te beje kerkesa nga me te ndryshmet, por besoj se vendimi Kuvendit tregon maksimumin e pergjegjshmerise per t’i krijuar hapesirat qe ajo te permbushe funksionet e saj ne kete sistem demokratik, qe duhet t’i dalim vete per zot ne kuptimin e marrjes se pergjegjesive. Nuk marrim askend per dore per te zbatuar rregullat”- tha Meta.
Ndeshja me Serbine
Meta i eshte pergjigjur edhe pyetjes per ndeshjen me Serbine dhe pasojat qe erdhen pas saj. “Nuk dua te kthehem te ndeshja, pasi kjo eshte nje ceshtje qe i takon me se shumti institucioneve sportive per ta ndjekur, ajo qe ehste me rendesi eshte te punojme per nje te ardhme qe ndihmon edhe vendin tone edhe Serbine per te fituar te ardhmen e perbashket europiane”.
Vizita e Ramës në Serbi
Kreu i Kuvendit, Meta e ka mbështetur vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, që do të mbajë më 10 nëntor, sipas të cilit është pakt i politikës shqiptare. “Është pakt i politikës së Shqipërisë për bashkëpunim rajonal, në funksion politik në kuadër të integrimit. E vlerësoj kryeministrin Rama për të vazhduar vizitën, dhe për ta paraqitur rajonin ndryshe, siç duhet të jetë Ballkani në sytë e BE.”-tha Meta.
Per Guvernatorin
“Per guvernatorin, kam shprehur besimin se eshte ceshtje qe duhet te zgjidhet sa me shpejt e ne menyre konsensuale dhe konsenusi mes Presidentit dhe Kryeministrit do te ishte mjaft i dobishem per te dhene zgjidhjen e duhur. Lidhur me sugjerimet qe ka Kuvendi per te plotesuar vendet vakante ne Keshillin e Bankes se Shqiperise, do e plotesoje kete permes nje vendimi te procedurave paraprake per menyren e zgjedhjes me transparence te plote.
Per pergjimet
Mbetemi ne pritje te rezultateve perfundimtare te Komisinit Hetimor per kete ceshtje.