☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Meta: Marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, të ngrihen në nivelin e miqësisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite në Shqipëri, Talat Salem Radwan të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-Ambasadorin-e-ri-të-Arabisë-Saudite-Talat-Salem-RadwanFillimisht, Meta i ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah bin Abdulaziz Al Saud të Arabisë Saudite, kujtimi i të cilit përfaqëson një gur solid stabiliteti, sigurie e paqeje në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë mes dy popujve dhe mes dy vendeve, Kryeparlamentari Meta shprehu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe shkëmbimeve të nivelit të lartë politik, duke nënvizuar se marrëdhëniet dypalëshe duhet të ngrihen në nivelin e miqësisë së shkëlqyer që ekziston mes dy popujve tanë.Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite Talat Salem Radwan (1)

Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, Talat Salem Radwan shprehu kënaqësinë e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite Dr. Al-Sheikh.

Ambasadori Talat Salem Radwan e siguroi Kryetarin e Kuvendit  se me mbështetjen e autoriteteve të të dy vendeve, Ambasada do të punojë për forcimin konkret të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.