🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,815 ▲0.48%
DOW 48,202 ▲0.61%
NASDAQ 22,761 ▲0.56%
NAFTA 97.99 ▲3.79%
ARI 4,804 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,896 ▲ +0.62% ETH $2,208 ▼ -0.21% XRP $1.3554 ▲ +0.09% SOL $83.8600 ▲ +0.76%
S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,202 ▲0.61 % NASDAQ 22,761 ▲0.56 % NAFTA 97.99 ▲3.79 % ARI 4,804 ▲0.55 % S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,202 ▲0.61 % NASDAQ 22,761 ▲0.56 % NAFTA 97.99 ▲3.79 % ARI 4,804 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Meta me Komandantin e NATO: Baza e Kuçovës, investim strategjik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Komandatin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters. Presidenti Meta theksoi se në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyjes ushtarake të Aleancës që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë dhe do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s, shenjë e besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, – theksoi Presidenti Meta.

Gjithashtu Kreu i Shtetit tha se Shqipëria është e interesuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik ashtu edhe atë ushtarak dhe siguroi për gadishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Presidenti Meta vuri në dukje se pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO, do të jenë garanci të shtuara për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.