🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,603 ▲0.71%
DOW 46,471 ▲0.75%
NASDAQ 22,002 ▲1.11%
NAFTA 88.51 ▼4.16%
ARI 4,545 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,442 ▲ +2.3% ETH $2,181 ▲ +2.48% XRP $1.4188 ▲ +1.42% SOL $92.4700 ▲ +3.35%
S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 % S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta nis vizitën 3-ditore në Greqi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të Presidentit të Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis.

Përveç homologut të tij grek, Meta do të pritet edhe nga Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotsias dhe Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Kryetari i Kuvendit Meta do të takohet edhe me përfaqësues të partive kryesore politike parlamentare si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë.

Gjatë kësaj vizite 3 ditore zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit Meta shoqërohet prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, Kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduard Shalsi dhe deputetët Anastas Angjeli (PS), Fatmir Toçi (PS), Gjergji Papa (PD), Vangjel Tavo (LSI) dhe Vangjel Dule, Kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie që shkojnë përtej kontakteve politike që gëzojmë mes dy vendeve tona. Miqësia jonë bazohet në shekuj mirëkuptimi dhe shkëmbimesh mes dy popujve tanë që kanë kaq shumë të përbashkëta. Besoj se vizita jonë në Athinë do t’i shërbejë intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndërparlamentar i cili është i rëndësishëm për të gjithë bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe që ne dëshirojmë t’a avancojmë me vullnet të plotë në çdo nivel në të ardhmen”, u shpreh Meta përpara nisjes nga Tirana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.