Politika

Meta: Opozita cenoi procesin zgjedhor. Rezultati në Pogradec, një zhgënjim

Ilir Meta deklaroi se opozita u përpoq të cenojë procesin zgjedhor të 21 Qershorit dhe për këtë, LSI, forca politike që ai drejton, kishte paralajmëruar më herët publikun dhe ndërkombëtarët.

“LSI, si forcë e përgjegjshme dhe serioze, shqetësohet për mbarëvajtjen e demokracisë dhe standardeve zgjedhore në Shqipëri, për cenimin e të cilave kishim paralajmëruar ndërkombëtarët se do të bëhej gjithçka për t’i cenuar nga opozita, që për fat të keq është akoma e çoroditur dhe në drejtim të paditur”, tha Meta, duke shtuar se pavarësisht kësaj, qytetarët votuan me qytetari dhe kulturë.

Meta thirri këtë të premte mbledhjen e parë të kryesisë së partisë për të analizuar rezultatin e 21 Qershorit, të cilin Meta e vlerësoi si tejet të suksesshëm për LSI-në, me përjashtim të Pogradecit.

“Është një rezultat që nuk mund të pranojmë, një rezultat që na solli një zhgënjim të madh. Rezultati është pasojë e shumë faktorëve, por ne do ta nisim nga vetja, ndaj do të nisë menjëherë procesi i ristrukturimit të partisë në Pogradec”, tha Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button