☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,581 ▼0.67%
DOW 45,838 ▼0.84%
NASDAQ 21,982 ▼0.77%
NAFTA 96.91 ▲1.52%
ARI 4,598 ▼6.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,456 ▼ -2.61% ETH $2,115 ▼ -3.02% XRP $1.4271 ▼ -1.07% SOL $87.6800 ▼ -1.44%
S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 % S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Tensionet politike janë rritur pas përjashtimit të përfaqësuesve të opozitës nga një vizitë zyrtare në Gjermani. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, për mungesën e deputetëve demokratë në delegacionin që udhëtoi në Bundestag.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në Facebook lidhur me këtë situatë, duke e cilësuar përjashtimin e deputetëve të opozitës si një akt të papranueshëm.

“Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë mungesën e vullnetit për përfaqësim gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të rëndësishme edhe në Gjermani.”

Sipas demokratëve, në përbërje të delegacionit ishin përfaqësues nga Partia Socialiste e Shqipërisë, si Iris Luarasi, Taulant Balla dhe Erion Mala, si dhe nga Partia e Lirisë Edmond Haxhinasto dhe nga Lëvizja Bashkë Redi Muçi, ndërsa deputetët e PD-së nuk u përfshinë.

Ish-presidenti Meta e ka konsideruar përjashtimin e deputetëve demokratë nga delegacioni si “një akt të neveritshëm diversioni”, duke e cilësuar mazhorancën si një forcë që ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve.

“Është një akt i neveritshëm diversioni, që dëshmon se mazhoranca e ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve. Ky akt kaq i ulët u tregon partnerëve ndërkombëtarë gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi, i prodhuar nga krimi.”

Nga ana tjetër, Niko Peleshi po zhvillon vizitën zyrtare në Gjermani me delegacionin e përzgjedhur, ndërsa përplasjet politike mbi përfaqësimin në këtë vizitë vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.