☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Meta pret Ambasadoren e re të Vendeve të Ulëta, Dewi van de Weerd

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Dewi van de Weerd të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-Ambasadoren-e-re-të-Vendeve-të-Ulëta-Dewi-van-de-WeerdMeta u shpreh se Hollanda përfaqëson një vend të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, dhe në këtë kuadër Kuvendi i Shqipërisë inkurajon intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Duke biseduar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian, Meta theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e reformave kyçe dhe në përmbushjen e prioriteteve të axhendës së saj evropiane, dhe në këtë kuadër vlerësohet asistenca dhe ekspertiza hollandeze.

Ambasadorja hollandeze znj. Dewi Van De Weerd shprehu kënaqësinë për marrjen e detyrës së re në Shqipëri dhe shprehu mbështetjen e Vendeve të Ulëta për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu, Ambasadorja van de Weerd vuri në dukje se Ambasada do të rrisë përpjekjet për projekte konkrete bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, turizmit dhe mirëqeverisjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.